Is'hak ibn Ibrahim ibn Nasri më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Fillimisht, ditën e Bajramit të Fitrit Pejgamberi ﷺ e fali namazin, pastaj mbajti hutben. Pasi e kreu, shkoi te gratë dhe i rikujtoi. Gjatë kësaj kohe mbahej për dorën e Bilalit, ndërkohë Bilali e shtrinte rrobën e tij, që gratë t'i vendosnin sadakatë e tyre. Ibn Xhurejxhi tregon se e pyeti Atain: - Zekatin e Fitrit (po e jepnin)? - Jo, ishte thjesht sadaka, që e jepnin vullnetarisht. I hidhnin unazat dhe çfarë kishin me vete, - iu përgjigj Atai. - A mendon se (edhe tani) imami e ka për detyrë të shkojë te gratë e t'i këshillojë pas hutbes (së Bajramit)? - pyeti Ibn Xhurejxhi. - Kjo është detyra e tyre, e pse të mos e kryejnë? - tha Atai.”
حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ بْنِ نَصْرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ قَالَ: حَدَّثَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَطَاءٌ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: سَمِعْتُهُ يَقُولُ: قَامَ النَّبِيُّ ﷺ يَوْمَ الْفِطْرِ، فَصَلَّى فَبَدَأَ بِالصَّلاَةِ ثُمَّ خَطَبَ، فَلَمَّا فَرَغَ نَزَلَ فَأَتَى النِّسَاءَ، فَذَكَّرَهُنَّ وَهُوَ يَتَوَكَّأُ عَلَى يَدِ بِلاَلٍ وَبِلاَلٌ بَاسِطٌ ثَوْبَهُ، يُلْقِي فِيهِ النِّسَاءُ الصَّدَقَةَ. قُلْتُ لِعَطَاءٍ: زَكَاةَ يَوْمِ الْفِطْرِ؟ قَالَ: لاَ، وَلَكِنْ صَدَقَةً يَتَصَدَّقْنَ حِينَئِذٍ، تُلْقِي فَتَخَهَا وَيُلْقِينَ. قُلْتُ: أَتُرَى حَقًّا عَلَى الإِمَامِ ذَلِكَ وَيُذَكِّرُهُنَّ؟ قَالَ: إِنَّهُ لَحَقٌّ عَلَيْهِمْ، وَمَا لَهُمْ لاَ يَفْعَلُونَهُ؟