{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/983",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/983",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 983",
  "text": "Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e këtij i ka treguar Mensur ibn Muëtemiri, e ky nga Shabiu se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na ligjëroi pas namazit të Bajramit të Kurbanit, e në atë rast na tha: “Ai që falet sikurse ne e pastaj (pas namazit) ther kurbanin sikurse ne, ia ka qëlluar Sunetit. Ndërkaq, ai që ther kurban para namazit, thjesht ka therur për mish (andaj nuk i pranohet si kurban) .” Ebu Burde ibn Nijari tha: - O i Dërguari i Allahut! Betohem në Allahun se unë e kam therur para namazit. Ngaqë sot është ditë ngrënieje e pirjeje, nxitova të haja dhe e ushqeva familjen e fqinjët. - “Delja jote konsiderohet therje për mish (e jo kurban) ”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - Unë posedoj një kec dhie, që është më e majme sesa dy dele, a do të më mjaftonte kjo? - pyeti sërish. - “Po (ama kjo është vetëm për ty) , por jo për të tjerët pas teje”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dy Bajramet",
    "position": 13,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/13/dy-bajramet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 983",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Bera ibn Azibi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو الأَحْوَصِ قَالَ: حَدَّثَنَا مَنْصُورُ بْنُ الْمُعْتَمِرِ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنِ الْبَرَاءِ بْنِ عَازِبٍ قَالَ: خَطَبَنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَوْمَ النَّحْرِ بَعْدَ الصَّلاَةِ فَقَالَ: \"مَنْ صَلَّى صَلاَتَنَا وَنَسَكَ نُسْكَنَا فَقَدْ أَصَابَ النُّسُكَ، وَمَنْ نَسَكَ قَبْلَ الصَّلاَةِ فَتِلْكَ شَاةُ لَحْمٍ\". فَقَامَ أَبُو بُرْدَةَ بْنُ نِيَارٍ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! وَاللَّهِ لَقَدْ نَسَكْتُ قَبْلَ أَنْ أَخْرُجَ إِلَى الصَّلاَةِ، وَعَرَفْتُ أَنَّ الْيَوْمَ يَوْمُ أَكْلٍ وَشُرْبٍ فَتَعَجَّلْتُ وَأَكَلْتُ وَأَطْعَمْتُ أَهْلِي وَجِيرَانِي. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"تِلْكَ شَاةُ لَحْمٍ\". قَالَ: فَإِنَّ عِنْدِي عَنَاقَ جَذَعَةٍ، هِيَ خَيْرٌ مِنْ شَاتَىْ لَحْمٍ، فَهَلْ تَجْزِي عَنِّي. قَالَ: \"نَعَمْ، وَلَنْ تَجْزِيَ عَنْ أَحَدٍ بَعْدَكَ\".",
    "albanian": "Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e këtij i ka treguar Mensur ibn Muëtemiri, e ky nga Shabiu se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na ligjëroi pas namazit të Bajramit të Kurbanit, e në atë rast na tha: “Ai që falet sikurse ne e pastaj (pas namazit) ther kurbanin sikurse ne, ia ka qëlluar Sunetit. Ndërkaq, ai që ther kurban para namazit, thjesht ka therur për mish (andaj nuk i pranohet si kurban) .” Ebu Burde ibn Nijari tha: - O i Dërguari i Allahut! Betohem në Allahun se unë e kam therur para namazit. Ngaqë sot është ditë ngrënieje e pirjeje, nxitova të haja dhe e ushqeva familjen e fqinjët. - “Delja jote konsiderohet therje për mish (e jo kurban) ”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - Unë posedoj një kec dhie, që është më e majme sesa dy dele, a do të më mjaftonte kjo? - pyeti sërish. - “Po (ama kjo është vetëm për ty) , por jo për të tjerët pas teje”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/983.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/983.json"
  }
}