Sahihu i Buhariut — Hadithi 989

Dy Bajramet · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Adij ibn Thabiti, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Xhubejrin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Bajramit të Fitrit, Pejgamberi ﷺ doli e i fali dy rekate namaz (të Bajramit). Nuk fali asgjë tjetër, as para, as pas tij (namazit të Bajramit). Me të ishte edhe Bilali.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: حَدَّثَنِي عَدِيُّ بْنُ ثَابِتٍ قَالَ: سَمِعْتُ سَعِيدَ بْنَ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ خَرَجَ يَوْمَ الْفِطْرِ، فَصَلَّى رَكْعَتَيْنِ لَمْ يُصَلِّ قَبْلَهَا وَلاَ بَعْدَهَا وَمَعَهُ بِلاَلٌ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/989