{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/992",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/992",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 992",
  "text": "Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Mahrame ibn Sulejmani, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se bujti te tezja e vet, Mejmunia, dhe tregon: “U shtriva në shtrat për së gjeri, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ dhe gruaja e tij u shtrinë për së gjati. Përafërsisht, i Dërguari i Allahut ﷺ fjeti deri në mesnatë, pastaj u zgjua dhe e fërkoi fytyrën me dorë, që t'i largohej gjumi. I këndoi dhjetë ajetet e fundit të sures Ali Imran, pastaj u ngrit, mori një ibrik të varur, nga i cili mori abdes në mënyrë të përkryer. Më pas, filloi të falej. Unë veprova të njëjtën gjë dhe u ngrita e iu bashkëngjita për t'u falur pranë tij. Ai ma vuri dorën e djathtë mbi kokë dhe ma përdrodhi veshin (për të më zhvendosur në të djathtë të tij). I fali dy rekate, pastaj dy, pastaj dy, pastaj dy, pastaj dy, pastaj dy, e, në fund, e fali vitrin dhe u shtri derisa muezini e thirri ezanin. Atëherë u ngrit, i fali edhe dy rekate dhe doli ta falte namazin e sabahut.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi i vitrit",
    "position": 14,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/14/namazi-i-vitrit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 992",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ مَخْرَمَةَ بْنِ سُلَيْمَانَ، عَنْ كُرَيْبٍ، أَنَّ ابْنَ عَبَّاسٍ أَخْبَرَهُ: أَنَّهُ بَاتَ عِنْدَ مَيْمُونَةَ، وَهِيَ خَالَتُهُ، فَاضْطَجَعْتُ فِي عَرْضِ وِسَادَةٍ، وَاضْطَجَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَهْلُهُ فِي طُولِهَا، فَنَامَ حَتَّى انْتَصَفَ اللَّيْلُ أَوْ قَرِيبًا مِنْهُ، فَاسْتَيْقَظَ يَمْسَحُ النَّوْمَ عَنْ وَجْهِهِ، ثُمَّ قَرَأَ عَشْرَ آيَاتٍ مِنْ آلِ عِمْرَانَ، ثُمَّ قَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى شَنٍّ مُعَلَّقَةٍ، فَتَوَضَّأَ فَأَحْسَنَ الْوُضُوءَ، ثُمَّ قَامَ يُصَلِّي. فَصَنَعْتُ مِثْلَهُ فَقُمْتُ إِلَى جَنْبِهِ، فَوَضَعَ يَدَهُ الْيُمْنَى عَلَى رَأْسِي، وَأَخَذَ بِأُذُنِي يَفْتِلُهَا، ثُمَّ صَلَّى رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ أَوْتَرَ، ثُمَّ اضْطَجَعَ حَتَّى جَاءَهُ الْمُؤَذِّنُ فَقَامَ فَصَلَّى رَكْعَتَيْنِ ثُمَّ، خَرَجَ فَصَلَّى الصُّبْحَ.",
    "albanian": "Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Mahrame ibn Sulejmani, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se bujti te tezja e vet, Mejmunia, dhe tregon: “U shtriva në shtrat për së gjeri, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ dhe gruaja e tij u shtrinë për së gjati. Përafërsisht, i Dërguari i Allahut ﷺ fjeti deri në mesnatë, pastaj u zgjua dhe e fërkoi fytyrën me dorë, që t'i largohej gjumi. I këndoi dhjetë ajetet e fundit të sures Ali Imran, pastaj u ngrit, mori një ibrik të varur, nga i cili mori abdes në mënyrë të përkryer. Më pas, filloi të falej. Unë veprova të njëjtën gjë dhe u ngrita e iu bashkëngjita për t'u falur pranë tij. Ai ma vuri dorën e djathtë mbi kokë dhe ma përdrodhi veshin (për të më zhvendosur në të djathtë të tij). I fali dy rekate, pastaj dy, pastaj dy, pastaj dy, pastaj dy, pastaj dy, e, në fund, e fali vitrin dhe u shtri derisa muezini e thirri ezanin. Atëherë u ngrit, i fali edhe dy rekate dhe doli ta falte namazin e sabahut.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/992.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/992.json"
  }
}