Sahihu i Buhariut — Hadithi 995

Namazi i vitrit · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi se Enes ibn Sirini tregon: “E pyeta Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): - Çfarë mendon për leximin në dy rekatet para sabahut, a duhen zgjatur? - Pejgamberi ﷺ e falte namazin e natës dy nga dy, pastaj e falte vitrin një rekat. I falte edhe dy rekate para namazit të sabahut, sikurse të ishte duke pritur që ikameti të thirrej nga çasti në çast, - tha Ibn Omeri. Hamadi thotë: “Domethënë, (i falte) shpejt.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ قَالَ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا أَنَسُ بْنُ سِيرِينَ قَالَ: قُلْتُ لاِبْنِ عُمَرَ: أَرَأَيْتَ الرَّكْعَتَيْنِ قَبْلَ صَلاَةِ الْغَدَاةِ أُطِيلُ فِيهِمَا الْقِرَاءَةَ؟ فَقَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يُصَلِّي مِنَ اللَّيْلِ مَثْنَى مَثْنَى، وَيُوتِرُ بِرَكْعَةٍ وَيُصَلِّي الرَّكْعَتَيْنِ قَبْلَ صَلاَةِ الْغَدَاةِ وَكَأَنَّ الأَذَانَ بِأُذُنَيْهِ‏.‏ قَالَ حَمَّادٌ: أَىْ بِسُرْعَةٍ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/995