Sahihu i Buhariut — Hadithi 999

Namazi i vitrit · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Bekër ibn Omer ibn Abdurrahman ibn Abdullah ibn Omer ibn Hatabi se Seid ibn Jesari tregon: “Teksa po shkoja në Mekë me Abdullah ibn Omerin (gjatë natës), u frikova mos po fillonte agimi, andaj zbrita dhe e fala vitrin, pastaj shpejtova dhe e zura atë. Abdullah ibn Omeri më tha: - Ku ishe? - U frikësova mos po hyn agimi, andaj zbrita dhe e fala vitrin, - i thashë. - A nuk e konsideron të Dërguarin e Allahut ﷺ shembullin më të mirë? - më tha Abdullahu. - Pa dyshim, për Allahun, - iu përgjigja. - I Dërguari i Allahut ﷺ e falte vitrin edhe sipër devesë, - tha ai.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ أَبِي بَكْرِ بْنِ عُمَرَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ يَسَارٍ أَنَّهُ قَالَ: كُنْتُ أَسِيرُ مَعَ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ بِطَرِيقِ مَكَّةَ فَقَالَ سَعِيدٌ: فَلَمَّا خَشِيتُ الصُّبْحَ نَزَلْتُ فَأَوْتَرْتُ، ثُمَّ لَحِقْتُهُ فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ: أَيْنَ كُنْتَ؟ فَقُلْتُ: خَشِيتُ الصُّبْحَ، فَنَزَلْتُ فَأَوْتَرْتُ‏.‏ فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ: أَلَيْسَ لَكَ فِي رَسُولِ اللَّهِ ﷺ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ؟ فَقُلْتُ: بَلَى وَاللَّهِ‏.‏ قَالَ: فَإِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ يُوتِرُ عَلَى الْبَعِيرِ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/999