40 Hadithet e Neveviut — Hadithi 27

40 hadithet e Neveviut · Transmetuesi: Nevas ibn Seman Kilabiu

Shqip

Nevas ibn Semani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Mirësi është sjellja e mirë, e mëkat është ajo që të bren në zemër dhe nuk dëshiron të ta shohin njerëzit.” Muslimi transmeton se Vabisa ibn Mabedi rrëfen: “Vajta tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili më tha: "Erdhe të më pyesësh për mirësinë?” Po, - i thashë. Më tha: "Pyete zemrën tënde. Mirësi është ajo me të cilën të qetësohet shpirti dhe zemra, kurse mëkat është ajo që të bren në shpirt dhe ta ngacmon kraharorin, edhe nëse njerëzit të flasin e të flasin ndryshe.”

Arabisht

عَنْ النَّوَّاسِ بْنِ سَمْعَانَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - عَنْ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "الْبِرُّ حُسْنُ الْخُلُقِ، وَالْإِثْمُ مَا حَاكَ فِي صَدْرِك، وَكَرِهْت أَنْ يَطَّلِعَ عَلَيْهِ النَّاسُ". رَوَاهُ مُسْلِمٌ . عَنْ وَابِصَةَ بْنِ مَعْبَدٍ قَالَ: أَتَيْت رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "جِئْتَ تَسْأَلُ عَنْ الْبِرِّ؟" قُلْت: نَعَمْ. فقَالَ: "استفت قلبك، الْبِرُّ مَا اطْمَأَنَّتْ إلَيْهِ النَّفْسُ، وَاطْمَأَنَّ إلَيْهِ الْقَلْبُ، وَالْإِثْمُ مَا حَاكَ فِي النَّفْسِ وَتَرَدَّدَ فِي الصَّدْرِ، وَإِنْ أَفْتَاك النَّاسُ وَأَفْتَوْك".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/dyzet-hadithet/27