40 Hadithet e Neveviut — Hadithi 38

40 hadithet e Neveviut · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ transmeton se Allahu i Lartësuar ka thënë: "Atij që armiqëson një të dashur Timin, Unë i kam shpallur luftë. Gjërat më të dashura për Mua me të cilat robi më afrohet janë ato që ia kam obliguar. Ai vazhdon të më afrohet me vepra vullnetare derisa ta dua, e, kur ta dua, i bëhem dëgjimi me të cilin dëgjon, shikimi me të cilin sheh, dora me të cilën prek dhe këmba me të cilën ecën. Nëse më kërkon diçka, do t'ia jap medoemos, dhe, nëse më kërkon mbrojtje, do ta mbroj medoemos.”

Arabisht

عَنْ أَبِي هُرَيْرَة رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ رَسُول اللَّهِ ﷺ إنَّ اللَّهَ تَعَالَى قَالَ: "مَنْ عَادَى لِي وَلِيًّا فَقْد آذَنْتهُ بِالْحَرْبِ، وَمَا تَقَرَّبَ إلَيَّ عَبْدِي بِشَيْءٍ أَحَبَّ إلَيَّ مِمَّا افْتَرَضْتُهُ عَلَيْهِ، وَلَا يَزَالُ عَبْدِي يَتَقَرَّبُ إلَيَّ بِالنَّوَافِلِ حَتَّى أُحِبَّهُ، فَإِذَا أَحْبَبْتُهُ كُنْت سَمْعَهُ الَّذِي يَسْمَعُ بِهِ، وَبَصَرَهُ الَّذِي يُبْصِرُ بِهِ، وَيَدَهُ الَّتِي يَبْطِشُ بِهَا، وَرِجْلَهُ الَّتِي يَمْشِي بِهَا، وَلَئِنْ سَأَلَنِي لَأُعْطِيَنَّهُ، وَلَئِنْ اسْتَعَاذَنِي لَأُعِيذَنَّهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/dyzet-hadithet/38