Muhamed Ibn Sirini tregon se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po na falte njërin prej namazeve të ditës, - Ibn Sirini thotë se Ebu Hurejra përmendi njërin prej tyre, mirëpo e ka kam harruar, - i fali dy rekate e dha selam. U ngrit dhe, disi i zemëruar, shkoi te një cung i shtrirë brenda xhamisë dhe u mbështet në të. E vendosi dorën e djathtë mbi të majtën dhe i gërshetoi gishtërinjtë. Ata që nguteshin, dolën prej xhamisë dhe thanë: “Mos është shkurtuar namazi?” Në mesin e tyre ishte Ebu Bekri dhe Omeri, porse nuk morën guximin ta pyesnin Pejgamberin ﷺ. Mirëpo, një person nga turma, që i kishte duart të gjata dhe e quanin Dhuljedejn (Duargjati), tha: - O i Dërguari i Allahut! A harrove apo u shkurtua namazi? - “As kam harruar, as është shkurtuar namazi, - tha Pejgamberi ﷺ dhe vijoi: - A është ashtu siç po thotë Dhuljedejni?” - duke iu drejtuar të tjerëve. - Po, - i thanë. Pejgamberi ﷺ u drejtua dhe e fali pjesën që kishte harruar, dha selam, mori tekbirin dhe ra në sexhde, sikurse për sexhden gjatë namazit ose më gjatë, e ngriti kokën duke marrë tekbirin, pastaj sërish ra në sexhde sikurse për sexhden gjatë namazit ose më gjatë dhe u ngrit prej saj me tekbir. Ibn Sirinin e pyetën: “A ka dhënë selam në fund (pas sexhdeve të harresës)?” Tha: “Më ka treguar dikush se Imran ibn Husajni ka thënë: “Pastaj ka dhënë selam (në fund).”
عَن مُحَمَد بْنِ سِيرِينَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: صَلَّى بِنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِحْدَى صَلاَتَىِ الْعَشِيِّ [- قَالَ ابْنُ سِيرِينَ: وسَمَّاهَا أَبُو هُرَيْرَةََ، وَلَكِنْ نَسِيتُ أَنَا ـ] قَالَ: فَصَلَّى بِنَا رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ سَلَّمَ، فَقَامَ إِلَى [خَشَبَةٍ مَعْرُوضَةٍ فِي الْمَسْجِدِ] فَاتَّكَأَ عَلَيْهَا كَأَنَّهُ غَضْبَانُ، وَوَضَعَ يَدَهُ الْيُمْنَى عَلَى الْيُسْرَى، وَشَبَّكَ بَيْنَ أَصَابِعِهِ، وَخَرَجَتِ السَّرَعَانُ مِنْ أَبْوَابِ الْمَسْجِدِ، فَقَالُوا: قََصُرَتِ الصَّلاَةُ؟ وَفِي الْقَوْمِ أَبُو بَكْرٍ وَعُمَرُ، فَهَابَا أَنْ يُكَلِّمَاهُ. وَفِي الْقَوْمِ رَجُلٌ فِي يَدَيْهِ طُولٌ يُقَالُ لَهُ: ذُو الْيَدَيْنِ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَنَسِيتَ أَمْ قَصُرَتِ الصَّلاَةُ؟ فَقَالَ: "لَمْ أَنْسَ، وَلَمْ تُقْصَرْ". فَقَالَ: "أَكَمَا يَقُولُ ذُو الْيَدَيْنِ؟" فَقَالُوا: نَعَمْ. فَتَقَدَّمَ فَصَلَّى مَا تَرَكَ، ثُمَّ سَلَّمَ، ثُمَّ كَبَّرَ وَسَجَدَ مِثْلَ سُجُودِهِ أَوْ أَطْوَلَ، ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ فَكَبَّرَ، ثُمَّ كَبَّرَ وَسَجَدَ مِثْلَ سُجُودِهِ أَوْ أَطْوَلَ، ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ وَكَبَّرَ. فَرُبَّمَا سَأَلُوهُ ثُمَّ سَلَّمَ؟ [قَالَ:] فَنُبِّئْتُ أَنَّ عِمْرَانَ بْنَ حُصَيْنٍ قَالَ: ثُمَّ سَلَّمَ. العشي: مابين زوال الشمس إلى غُرُوبِهَا: قَاَل اللهُ تعالى: {وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ بِالْعَشِيِّ وَالْإِبْكَارِ} [الْغَافِر:٥٥].