Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që ha hudhër, qepë ose presh të mos i afrohet xhamisë sonë, sepse melekët neveriten nga gjërat që neveritin njerëzit.” Ndërkaq, në transmetimin (e Muslimit): “... bijve të Ademit.”
عَنْ جَابِرِ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ : "مَنْ أَكَلَ الْبَصَلَ أوَالثُّومَ أوَالْكُرَّاثَ، فَلَا يَقْرَبَنَّ مَسْجِدَنَا، فَإِنَّ الْمَلَائِكَةَ تَتَأَذَّى مِمَّا يَتَأَذَّى مِنْهُ الإِنْسَان". وَ فِي رواية: " بَنُو آدَمَ".