Umdetul Ahkam — Hadithi 125

Namazi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej në namazin e tij: “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt dënimit të varrit dhe dënimit të Zjarrit, kundrejt sprovës së jetës e vdekjes, si dhe sprovës së mesihut Dexhall!” Ndërkaq, në tekstin e Muslimit: “Pasi të lexoni teshehudin, kërkoni mbrojtjen e Allahut nga katër gjëra. Thoni: “Allahume ini eudhu bike min adhabi Xhehenem (O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt dënimit të Xhehenemit) ...!” Pastaj përmendi tekstin e ngjashëm me atë paraprak.

Arabisht

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضى الله عنه قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَدْعُو فِي صَّلاَتِهِ: "اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ، وَمِنْ عَذَابِ النَّارِ، وَمِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا وَالْمَمَاتِ، وَمِنْ فِتْنَةِ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ". وفي لَفظِِ لمسلمِِ: "إِذَا تَشَهَّدَ أَحَدُكُمْ فَلْيَسْتَعِذْ بِاللهِ مِنْ أَرْبَعٍ؛ يَقُولُ: اللهُمَّ! إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ جَهَنَّمَ..." ثم ذكرَ نحوهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/125