Abdullah ibn Amri ibn Asi tregon se Ebu Bekër Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha të Dërguarit të Allahut ﷺ: - Më mëso një dua, që me të të lutem gjatë namazit. - “Thuaj: “Allahume ini dhalemtu nefsi dhulmen kethiran ve la jagfiru dhunube ila ente, fagfir li magfireten min indike, verhamni, ineke entel gafuru rrahim ( O Allah, vetes sime i kam bërë shumë padrejtësi (me mëkate), e mëkatet s'i fal kush pos Teje, andaj më fal me faljen Tënde dhe më mëshiro, se Ti je Falësi, Mëshiruesi ) !”
عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو بْنِ الْعَاصِ ، عَنْ أَبِي بَكْرٍ الصِّدِّيقِ رضى الله عنهم؛ أَنَّهُ قَالَ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ: عَلِّمْنِي دُعَاءً أَدْعُو بِهِ فِي صَلاَتِي. قَالَ: "قُلِ: اللَّهُمَّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي ظُلْمًا كَثِيرًا، وَلاَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلاَّ أَنْتَ، فَاغْفِرْ لِي مَغْفِرَةً مِنْ عِنْدِكَ، وَارْحَمْنِي إِنَّكَ أَنْتَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ".