Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ngritja e zërit gjatë dhikrit, pas namazit farz, ka qenë traditë në kohën e të Dërguarit ﷺ. E kuptoja që e kishin përfunduar namazin kur e dëgjoja atë (zërin e dhikrit që e bënin xhemati pas namazit). Në një tekst qëndron: “Vetëm pasi dëgjonim tekbirin e dinim se kur përfundonte namazi i të Dërguarit të Allahut ﷺ.”
عَنْ عَبْدِ اللهِ بْنِ عَبَّاسٍ رضى الله عنهما :أَنَّ رَفْعَ الصَّوْتِ بِالذِّكْرِ حِينَ يَنْصَرِفُ النَّاسُ مِنَ الْمَكْتُوبَةِ كَانَ عَلَى عَهْدِ رَسُولُ ﷺ. قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: كُنْتُ أَعْلَمُ إِذَا انْصَرَفُوا بِذَلِكَ إِذَا سَمِعْتُهُ. و في لفظِِ: مَا كُنَّا نَعْرِفُ انْقِضَاءَ صَلَاةِ رَسُولِ اللهِ ﷺ إِلَّا بِالتَّكْبِيرِ.