Umdetul Ahkam — Hadithi 134

Namazi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u fal me një rrobë (të zezë) me shenja. (Në namaz e sipër) hodhi shikimin te shenjat (të cilat e shpërqëndruan). Pasi e kreu namazin, tha: “Kthejani këtë rrobë Ebu Xhehmit dhe më sillni një rrobë të tij pa shenja, sepse kjo pothuajse më hutoi në namazin e pakmëparshëm.” Hamisa: rrobë në formë katrore me shenja. Enbixhanije: rrobë e trashë.

Arabisht

عَنْ عَائِشَةَ رَضِى اللهُ عنها: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ صَلَّى فِي خَمِيصَةٍ لَهَا أَعْلاَمٌ، فَنَظَرَ إِلَى أَعْلاَمِهَا نَظْرَةً، فَلَمَّا انْصَرَفَ قَالَ: "اذْهَبُوا بِخَمِيصَتِي هَذِهِ إِلَى أَبِي جَهْمٍ، وَائْتُونِي بِأَنْبِجَانِيَّةِ أَبِي جَهْمٍ، فَإِنَّهَا أَلْهَتْنِي آنِفًا عَنْ صَلاَتِي". الْخَمِيصَةُ: كِسَاء مُربع له أعْلَام، والأَنْبِجَانِيَّة: كِسَاء غَليظ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/134