Umdetul Ahkam — Hadithi 143

Namazi · Transmetuesi: Seleme ibn Ekvai

Shqip

Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte marrë pjesë në Besatimin nën pemë, ka thënë: “Ne e falnim xhumanë me të Dërguarin ﷺ, pastaj ktheheshim, ndërsa muret ende nuk kishin hije që ne të strehoheshim.” Ndërkaq, në tekst (të Muslimit): “ Së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ e falnim namazin e xhumasë, kur Dielli e kalonte zenitin, e pastaj ktheheshim duke e ndjekur hijen.”

Arabisht

عَنْ سَلَمَةَ بْنِ الْأَكْوَعِ - وَكَانَ مِنْ أَصْحَابِ الشَّجَرَةِ رضى الله عنهَ - قَالَ: كُنَّا نُصَلِّي مَعَ رَسُولِ ﷺ الْجُمُعَةََ ثُمَّ نَنْصَرِفُ، وَلَيْسَ لِلْحِيطَانِ ظِلٌّ نَسْتَظِلُّ فِيهِ. وفي لفظ:كُنَّا نُجَمِّعُ مَعَ رَسُولِ اللهِ ﷺ إِذَا زَالَتِ الشَّمْسُ، ثُمَّ نَرْجِعُ فَنَتَتَبَّعُ الْفَيْءَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/143