Umdetul Ahkam — Hadithi 149

Namazi · Transmetuesi: Umu Atija Ensarja

Shqip

Umu Atije Nusejbe Ensarja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na urdhëroi në të dy Bajramet t'i merrnim me vete edhe vajzat e reja dhe ato që qëndronin më tepër në shtëpi. Ndërkaq, ato me menstruacione i urdhëroi (të vinin, por) të veçoheshin nga vendfalja e muslimanëve.” Ndërkaq, në një tekst qëndron: “Urdhëroheshim të dilnim ditën e Bajramit, saqë edhe vashat e reja dhe ato me menstruacione i merrnin prej shtëpive, bënin tekbire dhe dua me ta. Shpresonin bekimin dhe faljen (e mëkateve) në atë ditë.”

Arabisht

عَنْ أُمِّ عَطِيَّةَ - نُسَيْبةَ الأَنْصَارِيَةِ - قَالَتْ: أَمَرَنَا - تَعْنِي النَّبِيَّ ﷺ - أَنْ نُخْرِجَ فِي الْعِيدَيْنِ الْعَوَاتِقَ وَذَوَاتِ الْخُدُورِ، وَأَمَرَ الْحُيَّضَ أَنْ يَعْتَزِلْنَ مُصَلَّى الْمُسْلِمِينَ. و في لفظِِ: كُنَّا نُؤْمَرُ أَنْ نَخْرُجَ يَوْمَ الْعِيدِ، حَتَّى نُخْرِجَ الْبِكْرَ مِنْ خِدْرِهَا، حَتَّى نُخْرِجَ الْحُيَّضَ، فَيُكَبِّرْنَ بِتَكْبِيرِهِمْ، وَيَدْعُونَ بِدُعَائِهِمْ، يَرْجُونَ بَرَكَةَ ذَلِكَ الْيَوْمِ وَطُهْرَتَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/149