Umdetul Ahkam — Hadithi 152

Namazi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ u bë eklipsi i Diellit, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit për t'ua falur njerëzve namazin. Qëndroi gjatë në këmbë, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë në të. Sërish u ngrit dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e parë. Sërish ra në ruku dhe qëndroi gjatë në të, por më shkurt se herën e parë. Pastaj ra në sexhde dhe e zgjati sexhden. Në rekatin tjetër veproi njëjtë sikurse në të parin. Me ta kryer, Dielli ishte shfaqur tërësisht, e në atë rast u ngrit për të ligjëruar. Pasi e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, tha: “Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut, andaj eklipsi i tyre nuk ndodh si pasojë e vdekjes ose lindjes së ndokujt. Kur t'i shihni, përmendeni Allahun, bëni tekbire, faluni dhe jepni sadaka.” Pastaj tha: “O umeti i Muhamedit! Nuk ka më xheloz sesa Allahu kur ndonjë rob ose robëreshë e Tij bën zina. O umeti i Muhamedit! Sikur ta dinit atë që di unë, do të qeshnit pak e do të qanit shumë.” Në një tekst qëndron: “ I bëri katër ruku me katër sexhde.”

Arabisht

عَنْ عَائِشَةَ رضى الله عنها أَنَّهَا قَالَتْ: خَسَفَتِ الشَّمْسُ فِي عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَصَلَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِالنَّاسِ، فَأَطَالَ الْقِيَامَ، ثُمَّ رَكَعَ، فَأَطَالَ الرُّكُوعَ، ثُمَّ قَامَ فَأَطَالَ الْقِيَامَ - وَهُوَ دُونَ الْقِيَامِ الأَوَّلِ -، ثُمَّ رَكَعَ فَأَطَالَ الرُّكُوعَ - وَهُوَ دُونَ الرُّكُوعِ الأَوَّلِ -، ثُمَّ سَجَدَ فَأَطَالَ السُّجُودَ، ثُمَّ فَعَلَ فِي الرَّكْعَةِ أُخْرَى مِثْلَ مَا فَعَلَ فِي الأُولَى، ثُمَّ انْصَرَفَ وَقَدِ تَجَلَّتِ الشَّمْسُ، فَخَطَبَ النَّاسَ؛ فَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ، ثُمَّ قَالَ: "إِنَّ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ آيَتَانِ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ، لاَ يَخَسِفَانِ لِمَوْتِ أَحَدٍ وَلاَ لِحَيَاتِهِ، فَإِذَا رَأَيْتُمْ ذَلِكَ فَادْعُوا اللَّهَ وَكَبِّرُوا، وَصَلُّوا، وَتَصَدَّقُوا". ثُمَّ قَالَ: "يَا أُمَّةَ مُحَمَّدٍ! وَاللَّهِ مَا مِنْ أَحَدٍ أَغْيَرُ مِنَ اللَّهِ، أَنْ يَزْنِيَ عَبْدُهُ، أَوْ تَزْنِيَ أَمَتُهُ. يَا أُمَّةَ مُحَمَّدٍ! وَاللَّهِ لَوْ تَعْلَمُونَ مَا أَعْلَمُ لَضَحِكْتُمْ قَلِيلاً، وَلَبَكَيْتُمْ كَثِيرًا". و في لفظِِ: فَاسْتَكْمَلَ أَرْبَعَ رَكَعَاتٍ، وَ أَرْبَعَ سَجَدَاتٍ

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/152