{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam/155",
  "url": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam/155",
  "name": "Umdetul Ahkam, Hadithi 155",
  "text": "Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa Pejgamberi ﷺ po ligjëronte ditën e premte, një burrë hyri në xhami nëpërmjet derës që ndodhej nga Shtëpia e Kadasë dhe, duke qenë në këmbë, iu drejtua Pejgamberit ﷺ: - O i Dërguari i Allahut! Janë shkatërruar pasuritë dhe rrugët janë djerruar, andaj lute Allahun të na çojë shi! Pejgamberi ﷺ i ngriti duart dhe tha: “O Allah, na ço shi! O Allah, na ço shi! O Allah, na ço shi!” Enesi tregon: “ Betohem në Allahun se në qiell nuk shihnim asnjë re të imët e as pupëlore, ndërkohë mes nesh dhe kodrës Selë nuk kishte asnjë shtëpi (që të na e pengonte shikimin). Sakaq, një re, në formë mburoje, u paraqit mbrapa kodrës. Me të arritur në mes të qiellit, u shpërnda dhe filloi të bjerë shi. Betohem në Allahun se nuk patëm parë diell për një javë të tërë. Pastaj (xhumanë tjetër), teksa Pejgamberi ﷺ ishte duke ligjëruar, hyri një burrë nga e njëjta derë dhe tha: - O i Dërguari i Allahut! Janë shkatërruar pasuritë dhe jemi ngujuar, andaj lute Allahun të na e ndalë shiun! Pejgamberi ﷺ i ngriti duart dhe tha: “O Allah, çoje rreth nesh, e jo sipër nesh! O Allah, çoje nëpër kodra e kodrina, nëpër ara e lugina!” Shiu u ndal dhe, kur dolëm, Dielli rrezatonte. Sheriku thotë: “ E pyeta Enes ibn Malikun: - A ishte i njëjti njeri (ai i javës së kaluar)? - Nuk e di, - tha Enesi. Autori thotë: “Dhirab: kodrina. Akam: shumësi i ekeme - më e lartë se kodrina e më e vogël se kodra.” S htëpia e Kadasë: “Shtëpia e Omer ibn Hatabit, është quajtur me këtë emër sepse është shitur për ta kthyer borxhin e tij.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Umdetul Ahkam",
    "alternateName": "عمدة الأحكام",
    "url": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi",
    "position": 2,
    "url": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam/2/namazi"
  },
  "citation": "Umdetul Ahkam 155",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "عَنْ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ رضى الله عنه: أَنَّ رَجُلاً دَخَلَ الْمَسْجِدَ يَوْمَ الْجُمُعَةِ مِنْ بَابٍ كَانَ نَحْوَ دَارِ الْقَضَاءِ، وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَائِمٌ يَخْطُبُ. فَاسْتَقْبَلَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَائِمًا فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! هَلَكَتِ الأَمْوَالُ، وَانْقَطَعَتِ السُّبُلُ، فَادْعُ اللَّهَ يُغِيثُنَا. قَالَ: فَرَفَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَدَيْهِ ثُمَّ قَالَ: \"اللَّهُمَّ أَغِثْنَا، اللَّهُمَّ أَغِثْنَا، اللَّهُمَّ أَغِثْنَا\". قَالَ أَنَسٌ: وَلاَ وَاللَّهِ! مَا نَرَى فِي السَّمَاءِ مِنْ سَحَابٍ وَلاَ قَزَعَةً، وَمَا بَيْنَنَا وَبَيْنَ سَلْعٍ مِنْ بَيْتٍ وَلاَ دَارٍ. قَالَ: فَطَلَعَتْ مِنْ وَرَائِهِ سَحَابَةٌ مِثْلُ التُّرْسِ، فَلَمَّا تَوَسَّطَتِ السَّمَاءَ انْتَشَرَتْ، ثُمَّ أَمْطَرَتْ. قَالَ: فَلاَ وَاللَّهِ! مَا رَأَيْنَا الشَّمْسَ سَبْتًا. قَالَ: ثُمَّ دَخَلَ رَجُلٌ مِنْ ذَلِكَ الْبَابِ فِي الْجُمُعَةِ الْمُقْبِلَةِ، وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَائِمٌ يَخْطُبُ، فَاسْتَقْبَلَهُ قَائِمًا فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! هَلَكَتِ الأَمْوَالُ، وَانْقَطَعَتِ السُّبُلُ، فَادْعُ اللَّهَ يُمْسِكْهَا عَنَّا. قَالَ: فَرَفَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَدَيْهِ ثُمَّ قَالَ: \"اللَّهُمَّ حَوَالَيْنَا وَلاَ عَلَيْنَا، اللَّهُمَّ عَلَى الآكَامِ، وَالظِّرَابِ، وَبُطُونِ الأَوْدِيَةِ، وَمَنَابِتِ الشَّجَرِ\". قَالَ: فَأَقَْلَعَتْ، وَخَرَجْنَا نَمْشِي فِي الشَّمْسِ. قَالَ شَرِيكٌ: فَسَأَلْتُ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ: أَهُوَ الرَّجُلُ الأَوَّلُ؟ قَالَ: لاَ أَدْرِي. [قال المصنف رحمه الله: الظِّراب: الجِبَالُ الصِّغَار. والآكَامُ: جَمْعُ أَكَمَة، وَهِيَ أَعْلَى مِنَ الرَّابِيَة، وَدُونَ الهَضْبَةِ. وَ دَارُ القَضَاء: دَارُ عُمَرُ بْنِ الخَطَّابِ رضى الله عنه، سُمِيَتْ بِذَلِكَ لِأَنَّهَا بُيِعَتْ فِي قَضَاءِ دَينِهِ].",
    "albanian": "Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa Pejgamberi ﷺ po ligjëronte ditën e premte, një burrë hyri në xhami nëpërmjet derës që ndodhej nga Shtëpia e Kadasë dhe, duke qenë në këmbë, iu drejtua Pejgamberit ﷺ: - O i Dërguari i Allahut! Janë shkatërruar pasuritë dhe rrugët janë djerruar, andaj lute Allahun të na çojë shi! Pejgamberi ﷺ i ngriti duart dhe tha: “O Allah, na ço shi! O Allah, na ço shi! O Allah, na ço shi!” Enesi tregon: “ Betohem në Allahun se në qiell nuk shihnim asnjë re të imët e as pupëlore, ndërkohë mes nesh dhe kodrës Selë nuk kishte asnjë shtëpi (që të na e pengonte shikimin). Sakaq, një re, në formë mburoje, u paraqit mbrapa kodrës. Me të arritur në mes të qiellit, u shpërnda dhe filloi të bjerë shi. Betohem në Allahun se nuk patëm parë diell për një javë të tërë. Pastaj (xhumanë tjetër), teksa Pejgamberi ﷺ ishte duke ligjëruar, hyri një burrë nga e njëjta derë dhe tha: - O i Dërguari i Allahut! Janë shkatërruar pasuritë dhe jemi ngujuar, andaj lute Allahun të na e ndalë shiun! Pejgamberi ﷺ i ngriti duart dhe tha: “O Allah, çoje rreth nesh, e jo sipër nesh! O Allah, çoje nëpër kodra e kodrina, nëpër ara e lugina!” Shiu u ndal dhe, kur dolëm, Dielli rrezatonte. Sheriku thotë: “ E pyeta Enes ibn Malikun: - A ishte i njëjti njeri (ai i javës së kaluar)? - Nuk e di, - tha Enesi. Autori thotë: “Dhirab: kodrina. Akam: shumësi i ekeme - më e lartë se kodrina e më e vogël se kodra.” S htëpia e Kadasë: “Shtëpia e Omer ibn Hatabit, është quajtur me këtë emër sepse është shitur për ta kthyer borxhin e tij.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/umdetul-ahkam/155.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/umdetul-ahkam/155.json"
  }
}