Umdetul Ahkam — Hadithi 157

Namazi · Transmetuesi: Salih ibn Havati

Shqip

Nga Jezid ibn Rumani se Salih ibn Havat ibn Xhubejri transmeton nga një pjesëmarrës në Betejën Dhatu Rikaë, i cili tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka falur aty namazin e frikës. Fillimisht, një grup u rreshtua me të, ndërsa grupi tjetër qëndronte përballë armikut. Grupit të parë u fali një rekat, pastaj ai qëndroi në këmbë, kurse ata e plotësuan namazin secili për vete dhe u larguan duke u rreshtuar përballë armikut. Pastaj erdhi grupi tjetër, të cilëve ua fali rekatin tjetër që u kishte mbetur prej namazit. Në fund, ai qëndroi ulur, derisa ata e plotësuan secili për vete rekatin e dytë dhe dha selam për të gjithë. Personi i cili u fal me të Dërguari e Allahut ﷺ është Sehël ibn Ebu Hathme.

Arabisht

عَنْ يَزِيدَ بْنِ رُومَانَ، عَنْ صَالِحِ بْنِ خَوَّاتِ بْنِ جُبَيْرِِ،عَمَّنْ صَلَّى مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ صَلاَةَ ذَاتِ الرِّقَاعِ صَلاَةَ الْخَوْفِ: أَنَّ طَائِفَةً صَفَّتْ مَعَهُ، وَطَائِفَةٌ وُجَاهَ الْعَدُوِّ، فَصَلَّى بِالَّذِينَ مَعَهُ رَكْعَةً، ثُمَّ ثَبَتَ قَائِمًا وَأَتَمُّوا لِأَنْفُسِهِمْ، ثُمَّ انْصَرَفُوا فَصَفُّوا وُجَاهَ الْعَدُوِّ، وَجَاءَتِ الطَّائِفَةُ الأُخْرَى، فَصَلَّى بِهِمِ الرَّكْعَةَ الَّتِي بَقِيَتْ، ثُمَّ ثَبَتَ جَالِسًا، وَأَتَمُّوا لِأَنْفُسِهِمْ، ثُمَّ سَلَّمَ بِهِمْ. [الرجل] الذي صلى مع رسول الله ﷺ هو: سَهْلُ بْنِ أبِي حَثْمَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/157