{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam/158",
  "url": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam/158",
  "name": "Umdetul Ahkam, Hadithi 158",
  "text": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ e kam falur namazin me rastin e frikës (luftës). U rreshtuam në dy rreshta pas të Dërguarit të Allahut ﷺ, ndërkaq armiku ishte nga ana e kibles. Pejgamberi ﷺ mori tekbir, e edhe ne të gjithë (të dy rreshtat) pas tij morëm tekbir, pastaj ra në ruku, e edhe ne të gjithë ramë në ruku. Pastaj ai e ngriti kokën nga rukuja, e edhe ne u ngritëm. Pastaj ra në sexhde, së bashku me rreshtin që ishte pas tij, kurse rreshti i fundit qëndronte përballë armikut. Kur Pejgamberi ﷺ e mbaroi sexhden, rreshti që ishte pas tij u ngrit, kurse rreshti i dytë ranë në sexhde. Më pas edhe këta u ngritën. Pas kësaj, rreshti i fundit kaloi në pozitën e rreshtit të parë, kurse rreshti i parë kaloi në pozitën e rreshtit të dytë. Pastaj Pejgamberi ﷺ ra në ruku, e edhe ne të gjithë ramë në ruku. Pastaj e ngriti kokën nga rukuja, e edhe ne të gjithë u ngritëm nga rukuja. Pastaj ra në sexhde së bashku me rreshtin që ishte pas tij, e që në rekatin e parë ishte rreshti i dytë. Ndërkaq, rreshti i fundit qëndronte përballë armikut. Kur Pejgamberi ﷺ dhe rreshti që ishte pas tij e mbaruan sexhden, rreshti i fundit ranë në sexhde. Pastaj Pejgamberi ﷺ dha selam, e edhe ne të gjithë dhamë selam. Xhabiri tha: “Siç veprojnë rojat me udhëheqësit tuaj.” Muslimi e përmendi transmetimin e plotë. Ndërkaq, Buhariu përmendi një pjesë të saj dhe se ai (transmetuesi) e fali namazin e frikës me Pejgamberin ﷺ, në ekspeditën e (vitit të) shtatë, në Betejën e Dhatu Rikaë .",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Umdetul Ahkam",
    "alternateName": "عمدة الأحكام",
    "url": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi",
    "position": 2,
    "url": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam/2/namazi"
  },
  "citation": "Umdetul Ahkam 158",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللهِ الأَنْصَارِيُّ رضى الله عنهما قَالَ: شَهِدْتُ مَعَ رَسُولِ اللهِ ﷺ صَلَاةَ الْخَوْفِ، فَصَفَفْنَا صَفَّيْنِ خَلْفَ رَسُولِ اللهِ ﷺ، وَالْعَدُوُّ بَيْنَنَا وَبَيْنَ الْقِبْلَةِ، فَكَبَّرَ النَّبِيُّ ﷺ وَكَبَّرْنَا جَمِيعًا، ثُمَّ رَكَعَ وَرَكَعْنَا جَمِيعًا، ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ مِنَ الرُّكُوعِ فَرَفَعْنَا جَمِيعًا، ثُمَّ انْحَدَرَ بِالسُّجُودِ وَالصَّفُّ الَّذِي يَلِيهِ، وَقَامَ الصَّفُّ الْمُؤَخَّرُ فِي نَحْرِ الْعَدُوِّ، فَلَمَّا قَضَى النَّبِيُّ ﷺ السُّجُودَ وَقَامَ الصَّفُّ الَّذِي يَلِيهِ انْحَدَرَ الصَّفُّ الْمُؤَخَّرُ بِالسُّجُودِ وَقَامُوا، ثُمَّ تَقَدَّمَ الصَّفُّ الْمُؤَخَّرُ، وَتَأَخَّرَ الصَّفُّ الْمُقَدَّمُ، ثُمَّ رَكَعَ النَّبِيُّ ﷺ وَرَكَعْنَا جَمِيعًا، ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ مِنَ الرُّكُوعِ وَرَفَعْنَا جَمِيعًا، ثُمَّ انْحَدَر بِالسُّجُودِ وَالصَّفُّ الَّذِي يَلِيهِ - الَّذِي كَانَ مُؤَخَّرًا فِي الرَّكْعَةِ الْأُولَى -، وَقَامَ الصَّفُّ الْمُؤَخَّرُ فِي نَحْرِ الْعَدُوِّ، فَلَمَّا قَضَى النَّبِيُّ ﷺ السُّجُودَ وَالصَّفُّ الَّذِي يَلِيهِ، انْحَدَرَ الصَّفُّ الْمُؤَخَّرُ بِالسُّجُودِ فَسَجَدُوا. ثُمَّ سَلَّمَ النَّبِيُّ ﷺ، وَسَلَّمْنَا جَمِيعًا. قَالَ جَابِرٌ: كَمَا يَصْنَعُ حَرَسُكُمْ هَؤُلَاءِ بِأُمَرَائِهِمْ. ذكره مسلم بِتَمَامه، وذكر البخاري طَرَفاَ منه، وأَنَّهُ صلى صلاة الخوفِ مع النبي ﷺ في الغزوةِ السابعة؛ غَزوةَ ذَاتِ الرِّقَاعِ",
    "albanian": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ e kam falur namazin me rastin e frikës (luftës). U rreshtuam në dy rreshta pas të Dërguarit të Allahut ﷺ, ndërkaq armiku ishte nga ana e kibles. Pejgamberi ﷺ mori tekbir, e edhe ne të gjithë (të dy rreshtat) pas tij morëm tekbir, pastaj ra në ruku, e edhe ne të gjithë ramë në ruku. Pastaj ai e ngriti kokën nga rukuja, e edhe ne u ngritëm. Pastaj ra në sexhde, së bashku me rreshtin që ishte pas tij, kurse rreshti i fundit qëndronte përballë armikut. Kur Pejgamberi ﷺ e mbaroi sexhden, rreshti që ishte pas tij u ngrit, kurse rreshti i dytë ranë në sexhde. Më pas edhe këta u ngritën. Pas kësaj, rreshti i fundit kaloi në pozitën e rreshtit të parë, kurse rreshti i parë kaloi në pozitën e rreshtit të dytë. Pastaj Pejgamberi ﷺ ra në ruku, e edhe ne të gjithë ramë në ruku. Pastaj e ngriti kokën nga rukuja, e edhe ne të gjithë u ngritëm nga rukuja. Pastaj ra në sexhde së bashku me rreshtin që ishte pas tij, e që në rekatin e parë ishte rreshti i dytë. Ndërkaq, rreshti i fundit qëndronte përballë armikut. Kur Pejgamberi ﷺ dhe rreshti që ishte pas tij e mbaruan sexhden, rreshti i fundit ranë në sexhde. Pastaj Pejgamberi ﷺ dha selam, e edhe ne të gjithë dhamë selam. Xhabiri tha: “Siç veprojnë rojat me udhëheqësit tuaj.” Muslimi e përmendi transmetimin e plotë. Ndërkaq, Buhariu përmendi një pjesë të saj dhe se ai (transmetuesi) e fali namazin e frikës me Pejgamberin ﷺ, në ekspeditën e (vitit të) shtatë, në Betejën e Dhatu Rikaë ."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/umdetul-ahkam/158.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/umdetul-ahkam/158.json"
  }
}