Umdetul Ahkam — Hadithi 163

Namazi · Transmetuesi: Umu Atija Ensarja

Shqip

Umu Atije Ensarja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur të Dërguarit të Allahut ﷺ i vdiq e bija (Zejnebja), hyri te ne dhe tha: “Pastrojeni me ujë e sidër , tri, pesë ose më shumë herë, sa ta shihni të nevojshme. Ndërkaq, herën e fundit pastrojeni me kamfur ose diçka prej tij. Kur ta mbaroni, më tregoni.” Pasi e kryem, i treguam, e në atë rast na e dha rrobën e tij të poshtme dhe tha: “Fillimisht mbështilleni me këtë.” Në një transmetim qëndron: “... ose shtatë herë.” Dhe tha: “Filloni prej anës së saj të djathtë dhe prej gjymtyrëve të abdesit.” Ndërkaq, Umu Atija ka thënë: “Flokët ia kemi kapur në tri gërsheta.”

Arabisht

عَنْ أُمِّ عَطِيَّةَ الأَنْصَارِيَّةِ قَالَتْ: دَخَلَ عَلَيْنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حِينَ تُوُفِّيَتِ ابْنَتُهُ [ زَيْنَبُ] فَقَالَ: "اغْسِلْنَهَا ثَلاَثًا، أَوْ خَمْسًا، أَوْ أَكْثَرَ مَنْ ذَلِكَ - إِنْ رَأَيْتُنَّ ذَلِكَ - بِمَاءٍ وَسِدْرٍ، وَاجْعَلْنَ فِي الآخِرَةِ كَافُورًا - أَوْ شَيْئًا مِنْ كَافُورٍ -، فَإِذَا فَرَغْتُنَّ فَآذِنَّنِي". فَلَمَّا فَرَغْنَا آذَنَّاهُ، فَأَعْطَانَا حِقْوَهُ فَقَالَ: "أَشْعِرْنَهَا إِيَّاهُ" - تَعْنِي إِزَارَهُ -. و في روايةِِ: "أَوْ سَبْعًا". وقال: "ابْدَأْنَ بِمَيَامِنِهَا وَمَوَاضِعِ الْوُضُوءِ مِنْهَا". وَأَنَّ أُمُّ عَطِيَّةَ قَالَتْ: وَجَعَلْنَا رَأْسَهَا ثَلاَثَةَ قُرُونٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/163