Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa një njeri po qëndronte në Arafat, u rrëzua nga deveja, e në atë rast e theu qafën. I Dërguari ﷺ tha: “Pastrojeni me ujë e sidër dhe qefinoseni me dy rroba. Mos e parfumoni e mos ia mbuloni kokën, sepse Ditën e Kiametit do të ringjallet duke e kënduar telbijen.” Në një transmetim qëndron: "Mos ia mbuloni fytyrën e as kokën.” Autori thotë: “Vaks nënkupton thyerjen e qafës.”
عَنِ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبَّاسٍ رضى الله عنهما قَالَ: بَيْنَمَا رَجُلٌ وَاقِفٌ بِعَرَفَةَ إِذْ وَقَعَ عَنْ رَاحِلَتِهِ فَوَقََصَتْهُ ـ أَوْ قَالَ: فَأَوْقََصَتْهُ -. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "اغْسِلُوهُ بِمَاءٍ وَسِدْرٍ، وَكَفِّنُوهُ فِي ثَوْبَيْنِ، وَلاَ تُحَنِّطُوهُ، وَلاَ تُخَمِّرُوا رَأْسَهُ، فَإِنَّهُ يُبْعَثُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ مُلَبِّيًا". و في روايةِِ: "وَلَا تُخَمِّرُوا وَجْهَهُ وَلَا رَأْسَهُ". قال المصنف: الوَقْصُ: كَسْرُ العُنُقِ.