Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ sadakanë e fitrit e jepnim një saë ushqim, hurma, elb ose stafidhe. Kur erdhi Muaviu (si halife) dhe përdorej gruri (nga Shami), tha: “Mendoj se një grusht nga ky grurë është i barabartë me dy grushta (gjysmë saë i ushqimeve të tjera).” Ebu Seidi tha: “Ndërsa unë do të vazhdoj ta jap ashtu siç e jepja sa ishte gjallë i Dërguari i Allahut ﷺ.”
عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ رضى الله عنه قَالَ: كُنَّا نُعْطِيهَا فِي زَمَانِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ: صَاعًا مِنْ طَعَامٍ، أَوْ صَاعًا مِنْ تَمْرٍ، أَوْ صَاعًا مِنْ شَعِيرٍ، أَوْ صَاعًا مِنْ أَقِطٍ، أَوْ صَاعًا مِنْ زَبِيبٍ، فَلَمَّا جَاءَ مُعَاوِيَةُ، وَجَاءَتِ السَّمْرَاءُ قَالَ: أُرَى مُدًّا مِنْ هَذَا يَعْدِلُ مُدَّيْنِ. قَالَ أَبُو سَعِيدٍ: أَمَّا أَنَا فَلَا أَزَالُ أُخْرِجُهُ كَمَا كُنْتُ أُخْرِجُهُ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ.