Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa rrinim ulur te Pejgamberi ﷺ, erdhi një burrë dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, jam shkatërruar." - “Çfarë ke?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Kam bërë marrëdhënie intime me gruan time, duke qenë agjërueshëm, - iu përgjigj ai. - “A mund të gjesh një rob për ta liruar?” - Jo. - “A mund të agjërosh dy muaj rresht?” - Jo. - “A mund t'i ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” - Jo. Kështu, ai qëndroi te Pejgamberi ﷺ për një kohë dhe, duke qenë në këtë gjendje, Pejgamberit ﷺ i sollën një shportë me hurma, e në atë rast tha: - “Ku është pyetësi?” - Ja ku jam, - tha ai. - “Merre këtë dhe jepe lëmoshë.” - Ndonjë më të varfri se unë, o i Dërguari i Allahut?! Betohem në Allahun se mes dy pllajave (të Medinës) nuk ka shtëpi më të varfër se familja ime, - tha ai. Pejgamberi ﷺ qeshi, saqë iu dukën dhëmbët, pastaj tha: “Ushqeje familjen tënde me të.”
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضى الله عنه قَالَ: بَيْنَمَا نَحْنُ جُلُوسٌ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ، إِذْ جَاءَهُ رَجُلٌ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! هَلَكْتُ. قَالَ: "مَا لَكَ؟" قَالَ: وَقَعْتُ عَلَى امْرَأَتِي، - وَأَنَا صَائِمٌ - و في رواية: أصبتُ أَهْلِي فِي رَمَضَانَ - فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "هَلْ تَجِدُ رَقَبَةً تُعْتِقُهَا؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "فَهَلْ تَسْتَطِيعُ أَنْ تَصُومَ شَهْرَيْنِ مُتَتَابِعَيْنِ؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "فَهَلْ تَجِدُ إِطْعَامَ سِتِّينَ مِسْكِينًا؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: فَمَكَثَ النَّبِيُّ ﷺ، فَبَيْنَا نَحْنُ عَلَى ذَلِكَ أُتِيَ النَّبِيُّ ﷺ بِعَرَقٍ فِيهَا تَمْرٌ ـ وَالْعَرَقُ: الْمِكْتَلُ - قَالَ: "أَيْنَ السَّائِلُ؟" قَالَ: أَنَا. قَالَ: "خُذْهَا فَتَصَدَّقْ بِهِ". فَقَالَ الرَّجُلُ: عَلَى أَفْقَرَ مِنِّي يَا رَسُولَ اللَّهِ؟! فَوَاللَّهِ مَا بَيْنَ لاَبَتَيْهَا ـ يُرِيدُ الْحَرَّتَيْنِ ـ أَهْلُ بَيْتٍ أَفْقَرُ مِنْ أَهْلِ بَيْتِي، فَضَحِكَ النَّبِيُّ ﷺ حَتَّى بَدَتْ أَنْيَابُهُ، ثُمَّ قَالَ: "أَطْعِمْهُ أَهْلَكَ". الحَرَّةُ: الأَْرْضُ تَرْكَبُهَا حِجَارَةُ سَود.