Umdetul Ahkam — Hadithi 195

Agjërimi

Shqip

Abdullah Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, nëna ime ka vdekur, ndërkohë i ka mbetur një muaj pa agjëruar: a ta kompensoj për të (duke agjëruar)?” - “Sikur nëna jote të kishte borxh, a do ta paguaje për të?” - Po, - tha ai. - “Kështu pra, borxhi ndaj Allahut është më meritor që të kompensohet”, - tha Pejgamberi ﷺ. Në transmetimin tjetër qëndron: “Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, nëna ime ka vdekur, ndërkohë i ka mbetur agjërim i zotuar pa agjëruar: a ta kompensoj për të (duke agjëruar)?” - “Sikur nëna jote të kishte borxh e ti ta paguaje për të, a do t'i pranohej asaj?” - Po, - tha ajo. - “Atëherë, agjëro për nënën tënde”, - tha Pejgamberi ﷺ."

Arabisht

وَعَنِ عبد اللّه ابْنِ عَبَّاسٍ رضى الله عنهما قَالَ: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنَّ أُمِّي مَاتَتْ وَعَلَيْهَا صَوْمُ شَهْرٍ، أَفَأَقْضِيهِ عَنْهَا؟ قَالَ: "لَوْ كَانَ عَلَى أُمِّكَ دَيْنٌ، أَكُنْتَ قَاضِيَهُ عَنْهَا؟" قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: " فَدَيْنُ اللهِ أَحَقُّ أَنْ يُقْضَى". وفي رواية:جَاءتِ [ امْرَأَةٌ] إِلى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقالت: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنَّ أُمِّي مَاتَتْ وَعَلَيْهَا صَوْمُ نَذْرٍ، أفأصُومُ عَنهَا؟ قَالَ: "أرأيتِ لَوْ كَانَ عَلَى أُمِّكَ دَيْنٌ فَقضيتيهِ، أَكَانَ ذَلِكِ يُؤَدِّي عَنْهَا؟" قَالَت: نَعَمْ. قَالَ: " فَصُومِي عَنْ أُمِّكِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/195