Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u informua se unë kam thënë: “Betohem në Allahun se sa të jem gjallë do të agjëroj ditën dhe do të falem natën.” I Dërguari i Allahut ﷺ më pyeti: “A ti je ai që e thua këtë?” - Po, unë kam thënë, o i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfsha me babë e nënë! - “Nuk mund të vazhdosh kështu, por (herë) agjëro e (herë) ha dhe falu e fli. Agjëro tri ditë për çdo muaj, sepse e mira shpërblehet sa dhjetëfishi i saj, e kështu llogaritet sikurse agjërimi i tërë vitit”, - më tha. - Unë mundem më shumë se kaq, - i thashë. - “Një ditë agjëro e dy ditë ha.” - Unë mundem më shumë se kaq. - “Një ditë agjëro, një ditë ha. Ky është agjërimi i Davudit ﷺ dhe është agjërimi më i vlefshëm.” - Unë mundem më shumë se kaq. - “Nuk ka më mirë se kaq”, - tha Pejgamberi ﷺ. Në një transmetim tjetër qëndron: “Nuk ka agjërim më shumë se agjërimi i Davudit ﷺ: agjëronte gjysmën e kohës. Një ditë agjëro, një ditë ha.”
عن عَبْدَ اللَّهِ بْنِ عمرو بنِ العاص رضى الله عنهما قَالَ: أُخْبِرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنِّي أَقُولُ: وَاللَّهِ لأَصُومَنَّ النَّهَارَ، وَلأَقُومَنَّ اللَّيْلَ مَا عِشْتُ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَنتَ الذِي تقولُ ذلك؟" فَقُلْتُ لَهُ: قَدْ قُلْتُهُ بِأَبِي أَنْتَ وَأُمِّي. قَالَ: "فَإِنَّكَ لاَ تَسْتَطِيعُ ذَلِكَ، فَصُمْ وَأَفْطِرْ، وَنَمْ وَقُمْ، وَصُمْ مِنَ الشَّهْرِ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ، فَإِنَّ الْحَسَنَةَ بِعَشْرِ أَمْثَالِهَا، وَذَلِكَ مِثْلُ صِيَامِ الدَّهْر". قُلْتُ: فإِنِّي أُطِيقُ أَفْضَلَ مِنْ ذَلِكَ. قَالَ: "فَصُمْ يَوْمًا وَأَفْطِرْ يَوْمَيْنِ". قُلْتُ: فَإِنِّي أُطِيقُ أَفْضَلَ مِنْ ذَلِكَ. قَالَ: "فَصُمْ يَوْمًا وَأَفْطِرْ يَوْمًا، فَذَلِكَ صِيَامُ دَاوُدَ، وَهْوَ أَفْضَلُ الصِّيَامِ". قُلْتُ: إِنِّي أُطِيقُ أَفْضَلَ مِنْ ذَلِكَ. فَقَالَ: "لاَ أَفْضَلَ مِنْ ذَلِكَ". وفي رواية: "لاَ صَوْمَ فَوْقَ صَوْمِ دَاوُدَ؛ شَ طْرَ الدَّهْرِ، صُمْ يَوْمًا، وَأَفْطِرْ يَوْمًا".