Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Abdurrahman ibn Ebu Bekri erdhi te Pejgamberi ﷺ, i cili ishte mbështetur në gjoksin tim. Abdurrahmani kishte një misvak të njomë me të cilin i pastronte dhëmbët. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ e shikoi, andaj unë e mora misvakun, e kafshova dhe e zbuta, pastaj ia dhashë Pejgamberit ﷺ, e me të ai i pastroi dhëmbët. Nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ t'i ketë pastruar dhëmbët më mirë se kësaj here. Me të mbaruar, Pejgamberi ﷺ e ngriti dorën a gishtin dhe tha tri herë: “Në shoqërinë e lartë!” - dhe vdiq. Ajo thoshte: “Ai vdiq në gjoksin tim.” E, në tekstin (e Buhariut dhe Muslimit): “ E vërejta se ai e shikonte atë dhe e kuptova se e donte misvakun, andaj e pyeta: “A të ta sjell?” Ai pohoi me kokë.
عَنْ عَائِشَةَ رَضِىَ اللهُ عَنْهَا قََالَتْ: دَخَلَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ أَبِي بَكْرٍرَضِىَ اللهُ عَنْهُمَا عَلَى النَّبِيِّ ﷺ وَأَنَا مُسْنِدَتُهُ إِلَى صَدْرِي، وَمَعَ عَبْدِ الرَّحْمَنِ سِوَاكٌ رَطْبٌ يَسْتَنُّ بِهِ، فَأَبَدَّهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بَصَرَهُ، فَأَخَذْتُ السِّوَاكَ فَقَضَمْتُهُ وَطَيَّبْتُهُ، ثُمَّ دَفَعْتُهُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَاسْتَنَّ بِهِ، فَمَا رَأَيْتُ النَّبِيِّ ﷺ اسْتَنَّ اسْتِنَانًا [قَطُّ] أَحْسَنَ مِنْهُ. فَمَا عَدَا أَنْ فَرَغَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ رَفَعَ يَدَهُ - أَوْ إِصْبَعَهُ- ثُمَّ قَالَ: "فِي الرَّفِيقِ الأَعْلَى" - ثَلاَثًا -، ثُمَّ قَضَى. وَكَانَتْ تَقُولُ: مَاتَ بَيْنَ حَاقِنَتِي وَذَاقِنَتِي. وَفِي لَفْظِِ: فَرَأَيْتُهُ يَنْظُرُ إِلَيْهِ، وَعَرَفْتُ أَنَّهُ يُحِبُّ السِّوَاكَ فَقُلْتُ: آخُذُهُ لَكَ؟ فَأَشَارَ بِرَأْسِهِ: أَنْ نَعَمْ. لَفْظُ الْبُخَارِيِّ وَلِمُسْلِمِِ نَحْوَهُ.