Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ hynte në itikaf në dhjetëshen e mesme të Ramazanit. Një vit ndenji në itikaf derisa u bë nata e njëzetenjëtë, në mëngjesin e së cilës zakonisht dilte nga itikafi, e atëherë tha: “Ai që ka hyrë në itikaf me mua, le ta vazhdojë itikafin edhe në dhjetëshen e fundit. Në ëndërr më është shfaqur kjo natë (Nata e Kadrit) , por pastaj m'u largua dituria rreth saj. Kam parë në ëndërr se bëja sexhde mbi ujë dhe baltë në mëngjesin e saj, andaj kërkojeni atë në dhjetëshen e fundit gjatë netëve tek.” Atë natë filloi të binte shi, ndërsa xhamia ishte e mbuluar me degë të palmës, kështu që uji rridhte brenda. I pashë me sytë e mi gjurmët e ujit dhe baltës në ballin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, mu në mëngjesin e natës së njëzetenjëtë."
عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ رضى الله عنه: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ يَعْتَكِفُ فِي الْعَشْرِ الأَوْسَطِ مِنْ رَمَضَانَ، فَاعْتَكَفَ عَامًا حَتَّى إِذَا كَانَ لَيْلَةَ إِحْدَى وَعِشْرِينَ - وَهِيَ اللَّيْلَةُ الَّتِي يَخْرُجُ مِنْ صَبِيحَتِهَا مِنِ اعْتِكَافِهِ - قَالَ: "مَنْ كَانَ اعْتَكَفَ مَعِي فَلْيَعْتَكِفِ الْعَشْرَ الأَوَاخِرَ، فَقَدْ أُرِيتُ هَذِهِ اللَّيْلَةَ ثُمَّ أُنْسِيتُهَا، وَقَدْ رَأَيْتُنِي أَسْجُدُ فِي مَاءٍ وَطِينٍ مِنْ صَبِيحَتِهَا، فَالْتَمِسُوهَا فِي الْعَشْرِ الأَوَاخِرِ، وَالْتَمِسُوهَا فِي كُلِّ وِتْرٍ". فَمَطَرَتِ السَّمَاءُ تِلْكَ اللَّيْلَةَ، وَكَانَ الْمَسْجِدُ عَلَى عَرِيشٍ، فَوَكَفَ الْمَسْجِدُ، فَأبْصَرَتْ عَيْنَاىَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَعَلَى جَبْهَتِهِ أَثَرُ الْمَاءِ وَالطِّينِ مِنْ صُبْحِ إِحْدَى وَعِشْرِينَ.