Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ hynte në itikaf në dhjetëshen e fundit të Ramazanit, derisa vdiq. Pastaj gratë e tij vazhduan të hyjnë në itikaf.” Në një tekst tjetër: “I Dërguari i Allahut ﷺ hynte në itikaf në çdo Ramazan dhe, pasi e falte sabahun, hynte në tendën ku bënte itikaf.”
عَنْ عَائِشَةَ رضى الله عنها: أَنَّ رَسُولَ اللهِ ﷺ كَانَ يَعْتَكِفُ الْعَشْرَ الأَوَاخِرَ مِنْ رَمَضَانَ حَتَّى تَوَفَّاهُ اللَّهُ تَعَالَى، ثُمَّ اعْتَكَفَ أَزْوَاجُهُ مِنْ بَعْدِهِ. وفي لفظِِ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَعْتَكِفُ فِي كُلِّ رَمَضَانَ، فَإِذَا صَلَّى الْغَدَاةََ جَاءَ مَكَانَهُ الَّذِي اعْتَكَفَ فِيهِ.