Umdetul Ahkam — Hadithi 213

Agjërimi · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ duke i thënë: “Në kohën e injorancës jam zotuar se do të bëj itikaf një natë, - në një transmetim tjetër: një ditë, - në Xhaminë e Shenjtë (Qabenë).” Ai ia ktheu: “E po, përmbushe zotimin tënd.” Disa transmetime nuk e përmendin: “një ditë” e as “një natë".

Arabisht

عَنِ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ رضى الله عنه قَالَ: قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنِّي كُنْتُ نَذَرْتُ فِي الْجَاهِلِيَّةِ أَنْ أَعْتَكِفَ لَيْلَةً - وفي روايةِِ: يَوْمًا فِي الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ -. قَالَ: "فَأَوْفِ بِنَذْرِكَ". وَ لَمْ يَذْكُرْ بَعْضُ الرُّوَاةِ: يَوماََ، وَلاَ لَيلةََ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/213