Umdetul Ahkam — Hadithi 214

Agjërimi · Transmetuesi: Safije bint Hujeji

Shqip

Safije bint Hujeji (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në itikaf, shkova ta vizitoja gjatë natës. Bisedova pak me të, pastaj u ngrita për t'u kthyer, por ai u ngrit me mua për të më përcjellë, - ajo banonte në shtëpinë e Usame ibn Zejdit. - Aty pranë kaluan dy burra ensarë dhe, kur e panë Pejgamberin ﷺ, shpejtuan. Pejgamberi ﷺ u tha: “Mos u ngutni, kjo është Safije bint Hujeji.” Ata i thanë: “Subhanallah, o i Dërguari i Allahut!” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Shejtani qarkullon te njeriu siç qarkullon gjaku, andaj u frikësova mos po fut ndonjë të keqe, - ose ka thënë: diçka, - në zemrat tuaja.” Në transmetimin tjetër qëndron: “... që ta vizitonte në itikaf në xhami, në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Aty biseduan për një kohë, pastaj ajo u ngrit për të shkuar, e edhe Pejgamberi ﷺ u ngrit bashkë me të për ta përcjellë. Kur arritën te dera e xhamisë, që gjendej në afërsi të derës së Umu Selemes.” Pastaj përmendi tregimin ngjashëm.

Arabisht

عَنْ صَفِيَّةَ بِنْتَ حُيَىٍّ رضى الله عنها قَالَتْ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ مُعْتَكِفًا فِي الْمَسْجِدِ، فَأَتَيْتُهُ أَزُورُهُ لَيْلاً، فَحَدَّثْتُهُ، ثُمَّ قُمْتُ لِأنْقَلَبَ، فَقَامَ مَعِي لِيَقْلِبَنِي - وَكَانَ مَسْكَنُهَا فِي دَارِ أُسَامَةَ بْنِ زَيْدٍ -. فَمَرَّ رَجُلاَنِ مِنَ الأَنْصَارِ، فَلَمَّا رَأَيَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ أَسْرَعَا، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "عَلَى رِسْلِكُمَا، إِنَّهَا صَفِيَّةُ بِنْتُ حُيَىٍّ". فَقَالاَ: سُبْحَانَ اللَّهِ! يَا رَسُولَ اللَّهِ! فَقَالَ: "إِنَّ الشَّيْطَانَ يَجْرِي مِنَ ابْنِ آدَمَ مَجْرَى الدَّمِ، وَإِنِّي خَشِيتُ أَنْ يَقْذِفَ فِي قُلُوبِكُمَا شَرََّا ـ أَوْ قَالَ: شَيْئًا -". وفي روايةِِ: أَنَّهَا جَاءَتْ تَزُورُهُ فِي اعْتِكَافِهِ فِي الْمَسْجِدِ فِي الْعَشْرِ الأَوَاخِرِ مِنْ رَمَضَانَ، فَتَحَدَّثَتْ عِنْدَهُ سَاعَةً، ثُمَّ قَامَتْ تَنْقَلِبُ، فَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ مَعَهَا يَقْلِبُهَا، حَتَّى إِذَا بَلَغَتْ بَابَ الْمَسْجِدِ عِنْدَ بَابِ أُمِّ سَلَمَةَ...، ثُمَّ ذَكَرَ بِمَعْنَاهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/214