Umdetul Ahkam — Hadithi 219

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se telbija e të Dërguarit të Allahut ﷺ ka qenë kësisoj: “Lebejk Allahume lebejk. Lebejke la sherike leke lebejk. Inel hamde, ve nimete, leke vel mulk, la sherike lek (Të përgjigjem, o Allah, vetëm Ty të përgjigjem! Të përgjigjem Ty, që nuk ke ortak, të përgjigjem! Vetëm Ty të takon falënderimi, mirësia dhe sundimi, Ti nuk ke ortak) !” Nafiu tha: “Abdullah ibn Omeri e shtonte edhe këtë: “Lebejke, lebejke, ve sadejke. Vel hajru bijedejke, lebejke ver ragbau ilejke vel amelu (Të përgjigjem Ty, të përgjigjem Ty, me kënaqësi! Mirësia është në Duart e Tua! Të përgjigjem Ty, lutjen dhe veprën i kemi vetëm për Ty)!”

Arabisht

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ رضى الله عنهما: أَنَّ تَلْبِيَةََ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ: "لَبَّيْكَ اللَّهُمَّ لَبَّيْكَ، لَبَّيْكَ لاَ شَرِيكَ لَكَ لَبَّيْكَ، إِنَّ الْحَمْدَ وَالنِّعْمَةَ لَكَ وَالْمُلْكَ، لاَ شَرِيكَ لَكَ". قَالَ: وَكَانَ عَبْدُ اللهِ بْنُ عُمَرَ يَزِيدُ فِيهَا: لَبَّيْكَ لَبَّيْكَ وَسَعْدَيْكَ، وَالْخَيْرُ بِيَدَيْكَ، وَالرَّغْبَاءُ إِلَيْكَ وَالْعَمَلُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/219