Umdetul Ahkam — Hadithi 222

Haxhi · Transmetuesi: Ebu Shurejh Adeviu

Shqip

Ebu Shurejh Huvejlid bin Amër ibn Huzai Adeviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha Amër ibn Seidit, i cili po i dërgonte forcat ushtarake për në Mekë: “Më lejo të të them diçka, o prijës! Dua të të përcjell një thënie, që i Dërguari i Allahut ﷺ e ka thënë një ditë pas Çlirimit të Mekës, fjalë të cilën e kam dëgjuar me veshët e mi, e ka ruajtur zemra ime (e kam kuptuar dhe mbajtur në mend mirë), dhe e kanë parë sytë e mi (Pejgamberin ﷺ) kur e ka thënë atë fjalë. Ai, fillimisht, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Mekën e ka shenjtëruar Allahu, e jo njerëzit. Andaj, nuk i lejohet askujt që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit të derdhë gjak në të e as t'i presë pemët e saj. E, nëse dikush arsyetohet me luftën e të Dërguarit të Allahut ﷺ në të, thoni: “Këtë Allahu ia ka lejuar vetëm të Dërguarit të Vet, e jo juve.” Mua më është lejuar lufta brenda saj vetëm në një pjesë të ditës e pastaj sërish i është kthyer shenjtëria (ndalesa) , siç ka qenë më herët. Andaj, të pranishmit le t'i lajmërojnë ata që mungojnë.” Dikush i tha Ebu Shurejhut: “Çfarë ka thënë Amri?” Ai tha: “Më ka thënë: “Unë jam më i ditur se ti, o Ebu Shurejh (për këtë çështje): “Meka nuk e mbron mëkatarin, gjakatarin e hajdutin.”

Arabisht

عَنْ أَبِي شُرَيْحٍ خُوَيلد بْنِ عَمْرِو الخٌزَاعِيِّ العَدَوي رضى الله عنه أَنَّهُ قَالَ لِعَمْرِو بْنِ سَعِيدٍ - وَهْوَ يَبْعَثُ الْبُعُوثَ إِلَى مَكَّةَ -: ائْذَنْ لِي أَيُّهَا الأَمِيرُ! أَنْ أُحَدِّثَكَ قَوْلاً قَامَ بِهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْغَدَ مِنْ يَوْمِ الْفَتْحِ، فَسَمِعَتْهُ أُذُنَاىَ، وَوَعَاهُ قَلْبِي، وَأَبْصَرَتْهُ عَيْنَاىَ حِينَ تَكَلَّمَ بِهِ، أَنَّهُ حَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ قَالَ: "إِنَّ مَكَّةَ حَرَّمَهَا اللَّهُ، وَلَمْ تُحَرِّمْهَا النَّاسُ، فَلاَ يَحِلُّ لاِمْرِئٍ يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ أَنْ يَسْفِكَ بِهَا دَمًا، وَلاَ يَعْضِدَ بِهَا شَجَرَةً، فَإِنْ أَحَدٌ تَرَخَّصَ بِقِتَالِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِيهَا فَقُولُوا: إِنَّ اللَّهَ أَذِنَ لِي وَلَمْ يَأْذَنْ لَكُمْ، وَإِنَّمَا أَذِنَ لِ رَسُولِهِ ﷺ سَاعَةً مِنْ نَهَارٍ، وَ قدْ عَادَتْ حُرْمَتُهَا الْيَوْمَ كَحُرْمَتِهَا بِالأَمْسِ، فَلْيُبَلِّغِ الشَّاهِدُ الْغَائِبَ". فَقِيلَ لأَبِي شُرَيْحٍ: مَا قَالَ لَكَ؟ قَالَ: أَنَا أَعْلَمُ بِذَلكَ مِنْكَ يَا أَبَا شُرَيْحٍ!، إنَّ الحَرَمَ لاَ يُعِيذُ عَاصِيًا، وَلاَ فَارًّا بِدَمٍ، وَلاَ فَارًّا بِخَرْبَةٍ. الخَرْبَةُ: بِالخَاءِ المعجَمةِ، وَالرَّاءِ المُهْمَلةِ، وَقِيلَ:[الجِنَايَةُ] وَقيلَ:البَليَّةُ، وقِيلَ:التُّهمةُ، وأَصْلُهَا فِي سَرَقَةِ الإِبِلِ، قَالَ الشَّاعِرُ: وَالخَارِبُ اللِّصُّ يُحِبُّ الخَارِبَا

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/222