Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pesë lloje kafshësh janë të dëmshme, andaj mund të vriten edhe në Harem: 1. Korbi, 2. Qifti, 3. Akrepi, 4. Miu, dhe 5. Qeni sulmues.” Në transmetimin e Muslimit: “Pesë lloje kafshësh vriten brenda kufijve të Haremit dhe jashtë tij.”
عَنْ عَائِشَةَ رضى الله عنها أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "خَمْسٌ مِنَ الدَّوَابِّ، كُلُّهُنَّ فَاسِقٌ، يَقْتُلُهُنَّ فِي الْحَرَمِ: ١. الْغُرَابُ، ٢. وَالْحِدَأَةُ، ٣. وَالْعَقْرَبُ، ٤. وَالْفَأْرَةُ، ٥. وَالْكَلْبُ الْعَقُورُ". ولمسلمِِ: "يُقْتَلُ خَمْسٌ فَوَاسِقُ فِي الْحِلِّ وَالْحَرَمِ".