Umdetul Ahkam — Hadithi 233

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ebu Xhemra Nasr ibn Imran Dubeiu tregon: “E pyeta Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth haxhit temetu, e në atë rast më porositi për ta kryer po atë. E pyeta edhe për kurbanin dhe më tha: “Mund të përdoret deveja, lopa, delja ose mund të jesh ortak me dikë tjetër (në kurban). Mirëpo, u duk sikur disave nuk u pëlqeu kjo. Pastaj pashë në ëndërr sikur një njeri po thërriste: “Haxh të pranuar! Haxh të pranuar temetu!” Vajta e i tregova Ibn Abasit, e në atë rast më tha: “Allahu ekber! Kështu është Suneti i Ebu Kasimit ﷺ.”

Arabisht

عَنْ أَبِي جَمْرَةَ نَصْربْنِ عِمرانَ الضُّبعِيِّ قَالَ: سَأَلْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ عَنِ الْمُتْعَةِ، فَأَمَرَنِي بِهَا، وَسَأَلْتُهُ عَنِ الْهَدْىِ، فَقَالَ: فِيهَا جَزُورٌ، أَوْ بَقَرَةٌ، أَوْ شَاةٌ، أَوْ شِرْكٌ فِي دَمٍ. قَالَ: وَكَأَنَّ نَاسًا كَرِهُوهَا، فَنِمْتُ، فَرَأَيْتُ فِي الْمَنَامِ كَأَنَّ إِنْسَانًا يُنَادِي: حَجٌّ مَبْرُورٌ، وَمُتْعَةٌ مُتَقَبَّلَةٌ. فَأَتَيْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ، فَحَدَّثْتُهُ فَقَالَ: اللَّهُ أَكْبَرُ! سُنَّةُ أَبِي الْقَاسِمِ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/233