Umdetul Ahkam — Hadithi 234

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në haxhin lamtumirës, i Dërguari i Allahut ﷺ e bashkoi umrën dhe haxhin në haxh temetu. Kurbanin e mori me vete prej Dhul Hulejfes. Në fillim hyri në ihram për umre, pastaj për haxh. Kësisoj vepruan edhe të tjerët: e bashkuan umrën me haxh. Disa kishin marrë kurbane me vete, e disa të tjerë jo.” Kur i Dërguari i Allahut ﷺ arriti në Mekë, u tha njerëzve: “Ai që e ka sjellë kurbanin me vete, të mos lirohet prej ihramit derisa ta kryejë haxhin. Ndërkaq, ai që nuk ka sjellë kurban me vete, le ta kryejë tavafin, ecjen mes Safasë e Mervës, le t'i shkurtojë flokët dhe le të lirohet prej ihramit, pastaj le të hyjë sërish në ihram për haxh dhe më pas le të therë kurban. Ai që nuk gjen kurban , le t'i agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë pasi të kthehet në vendlindje.” I Dërguari i Allahut ﷺ, me të arritur në Mekë, e bëri tavafin: fillimisht e preku Gurin e Zi dhe në tri rrotullimet e para (rreth Qabesë) nxitoi në ecje, kurse në katër të fundit eci normal. Pas tavafit, i fali dy rekate te Mekami dhe dha selam e shkoi në Safa, ku e kreu ecjen mes Safasë e Mervës, shtatë herë. Më pas nuk u lirua prej ndalesave të ihramit, derisa e kreu haxhin. Kurbanin e theri në ditën e Bajramit, shkoi dhe e kreu tavafin e haxhit, pastaj u lirua tërësisht prej ihramit. Kështu vepruan të gjithë ata që e kishin marrë kurbanin me vete.”

Arabisht

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ رضى الله عنهما قَالَ: تَمَتَّعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي حَجَّةِ الْوَدَاعِ بِالْعُمْرَةِ إِلَى الْحَجِّ، وَأَهْدَى، فَسَاقَ مَعَهُ الْهَدْىَ مِنْ ذِي الْحُلَيْفَةِ، وَبَدَأَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، فَأَهَلَّ بِالْعُمْرَةِ، ثُمَّ أَهَلَّ بِالْحَجِّ. فَتَمَتَّعَ النَّاسُ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ بِالْعُمْرَةِ إِلَى الْحَجِّ. فَكَانَ مِنَ النَّاسِ مَنْ أَهْدَى، فَسَاقَ الْهَدْىَ منْ ذِي الحُلَيْفَةِ، وَمِنْهُمْ مَنْ لَمْ يُهْدِ. فَلَمَّا قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ مَكَّةَ قَالَ لِلنَّاسِ: "مَنْ كَانَ مِنْكُمْ أَهْدَى فَإِنَّهُ لاَ يَحِلُّ مِنْ شَىْءٍ حَرُمَ مِنْهُ حَتَّى يَقْضِيَ حَجَّهُ، وَمَنْ لَمْ يَكُنْ مِنْكُمْ أَهْدَى فَلْيَطُفْ بِالْبَيْتِ وَبِالصَّفَا وَالْمَرْوَةِ، وَلْيُقَصِّرْ وَلْيَحْلِلْ، ثُمَّ لِيُهِلَّ بِالْحَجِّ وَلْيُهْدِ، فَمَنْ لَمْ يَجِدْ هَدْيًا فَلْيَصُمْ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ فِي الْحَجِّ، وَسَبْعَةً إِذَا رَجَعَ إِلَى أَهْلِهِ". فَطَافَ رَسُولُ اللَّهِ حِينَ قَدِمَ مَكَّةَ وَاسْتَلَمَ الرُّكْنَ أَوَّلَ شَىْءٍ، ثُمَّ خَبَّ ثَلاَثَةَ أَطْوَافٍ مِنَ السَّبْعِ، وَمَشَى أَرْبَعَةََ، وَرَكَعَ حِينَ قَضَى طَوَافَهُ بِالْبَيْتِ عِنْدَ الْمَقَامِ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ سَلَّمَ فَانْصَرَفَ فَأَتَى الصَّفَا، فَطَافَ بِالصَّفَا وَالْمَرْوَةِ سَبْعَةَِ أَطْوَافٍ، ثُمَّ لَمْ يَحْلِلْ مِنْ شَىْءٍ حَرُمَ مِنْهُ حَتَّى قَضَى حَجَّهُ وَنَحَرَ هَدْيَهُ يَوْمَ النَّحْرِ، وَأَفَاضَ فَطَافَ بِالْبَيْتِ، ثُمَّ حَلَّ مِنْ كُلِّ شَىْءٍ حَرُمَ مِنْهُ. وَفَعَلَ مِثْلَ مَا فَعَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مَنْ أَهْدَى فَسَاقَ الْهَدْىَ مِنَ النَّاسِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/234