Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ajeti për haxhin temetu është shpallur në Librin e Allahut. Ne e kemi praktikuar atë me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe nuk ka zbritur asnjë ajet tjetër për ta anuluar atë, si dhe i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka ndaluar praktikimin e tij deri në vdekje. E (sot), dikush, me mendjen e tij, mund të thotë çfarë të dojë.” Buhariu thotë: “Thuhet se fjala është për Omerin.” Muslimi transmeton: "Ajeti që ka të bëjë me temetu ka zbritur në Librin e Allahut, - është fjala për llojin temetu të haxhit. - Po ashtu, i Dërguari i Allahut ﷺ vetë na urdhëroi për të. Pas kësaj nuk zbriti ndonjë ajet që e shfuqizon ajetin e llojit temetu të haxhit, e po ashtu as i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ndaloi atë derisa vdiq.”
عَنْ عِمْرَانَ بْنِ حُصَيْنٍ رضى الله عنه قَالَ: أُنْزِلَتْ آيَةُ الْمُتْعَةِ فِي كِتَابِ اللَّهِ، فَفَعَلْنَاهَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، وَلَمْ يُنْزَلْ قُرْآنٌ (بِحٌرْمَتِهَا)، وَلَمْ يَنْهَ عَنْهَا حَتَّى مَاتَ، فَقَالَ رَجُلٌ بِرَأْيِهِ مَا شَاءَ. قَالَ البخاري: يُقَالُ: إِنَّهُ عُمَرُ. ولمسلمِِ: نَزَلَتْ آيَةُ الْمُتْعَةِ - يَعْنِي مُتْعَةَ الْحَجِّ -، وَأَمَرَنَا بِهَا رَسُولُ اللهِ ﷺ، ثُمَّ لَمْ تَنْزِلْ آيَةٌ تَنْسَخُ آيَةَ مُتْعَةِ الْحَجِّ، وَلَمْ يَنْهَ عَنْهَا حَتَّى مَاتَ. وَلَهُمَا بِمَعْنَاهُ.