Umdetul Ahkam — Hadithi 239

Haxhi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ pa një burrë duke tërhequr një deve , e në atë rast i tha: - “Hip në të!” - Është për kurban, - iu përgjigj ai. - “Hip në të!” - i tha sërish Pejgamberi ﷺ. Më vonë, e pashë të hipur mbi deve, tek ecte përbri Pejgamberit ﷺ. Në një tekst tjetër qëndron: “Në herën e tretë ose të katërt i tha: “Hip në të, i mjeri ti! - ose ka thënë: vaj halli për ty! ”

Arabisht

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضى الله عنه: أَنَّ نَبِيَّ اللَّهِ ﷺ رَأَى رَجُلاً يَسُوقُ بَدَنَةً قَالَ: "ارْكَبْهَا". قَالَ: إِنَّهَا بَدَنَةٌ؟ قَالَ: "ارْكَبْهَا". رَأَيْتُهُ رَاكِبَهَا يُسَايِرُ النَّبِيَّ ﷺ. و في لفظِِ: قَالَ فِي الثَّانِيَةِ أَوِ الثَّالِثَةِ: "ارْكَبْهَا، وَيْلَكَ أو وَيْحَكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/239