Umdetul Ahkam — Hadithi 242

Haxhi · Transmetuesi: Ebu Ejub Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Hunejni tregon se Abdullah ibn Abasi dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), duke qenë në Ebva, patën një mospajtim. Abdullah ibn Abasi thoshte: “Muhrimit i lejohet larja e kokës", kurse Misveri thoshte: “Muhrimi nuk e lan kokën.” Ibn Abasi më dërgoi tek Ebu Ejub Ensariu, të cilin e gjeta duke u pastruar mes dy shtyllash, tek fshihej mbrapa një rrobe. I dhashë selam, e ai pyeti: “Kush është?” - Abdullah ibn Hunejni, - i thashë. - Më ka dërguar Abdullah ibn Abasi të të pyes se si i Dërguari i Allahut ﷺ e pastronte kokën duke qenë në ihram? Ebu Ejubi e vendosi dorën mbi rrobë dhe e uli, aq sa ia pashë kokën, pastaj, atij që i hidhte ujë, i tha: “Hidh!” Ai i hodhi ujë në kokë, të cilën e fërkoi me dy duart, para e mbrapa, dhe tha: “Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke vepruar.” Në një transmetim tjetër: “ Misveri i tha Ibn Abasit: “Kurrë më nuk do të polemizoj me ty.”

Arabisht

عَنْ عبدِ الله بْنِ حُنَيْنِِ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ الْعَبَّاسِ وَالْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ اخْتَلَفَا بِالأَبْوَاءِ، فَقَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: يَغْسِلُ الْمُحْرِمُ رَأْسَهُ. وَقَالَ الْمِسْوَرُ: لاَ يَغْسِلُ الْمُحْرِمُ رَأْسَهُ. قَالَ: فَأَرْسَلَنِي ابْنُ عَبَّاسِِ إِلَى أَبِي أَيُّوبَ الأَنْصَارِيِّ، فَوَجَدْتُهُ يَغْتَسِلُ بَيْنَ الْقَرْنَيْنِ وَهُوَ يُسْتَرُ بِثَوْبٍ، فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَقَالَ: مَنْ هَذَا؟ قُلْتُ: أَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ حُنَيْنٍ، أَرْسَلَنِي إِلَيْكَ ابْنُ عَبَّاسِِ يَسْأَلُكَ: كَيْفَ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَغْسِلُ رَأْسَهُ وَهُوَ مُحْرِمٌ؟ فَوَضَعَ أَبُو أَيُّوبَ يَدَهُ عَلَى الثَّوْبِ، فَطَأْطَأَهُ حَتَّى بَدَا لِي رَأْسُهُ، ثُمَّ قَالَ لإِنْسَانٍ يَصُبُّ عَلَيْهِ المَاءَ: اصْبُبْ، فَصَبَّ عَلَى رَأْسِهِ، ثُمَّ حَرَّكَ رَأْسَهُ بِيَدَيْهِ، فَأَقْبَلَ بِهِمَا وَأَدْبَرَ ثُمَّ قَالَ: هَكَذَا رَأَيْتُهُ ﷺ يَفْعَلُ. و في رواية: فَقَالَ الْمِسْوَرُ لِابْنِ عَبَّاسٍ: لَا أُمَارِيكَ أَبَدًا. وَالقَرْنَانِ: العَمُودَانِ اللَّذَانِ يُشَدُّ فِيْهِمَا الخَشَبَةُ الَّتِي تُعَلَّقُ عَلَيهَا البَكْرَةُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/242