Umdetul Ahkam — Hadithi 245

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Abdullah Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ me shokët e tij erdhën në mëngjesin e ditës së katërt (të dhul hixhes) pasi kishin hyrë në ihram për haxh. Pejgamberi ﷺ urdhëroi ta shndërrojnë atë në umre (e të lirohen prej ihramit). Kjo u erdhi rëndë sahabëve, andaj thanë: “O i Dërguari i Allahut! Si të lirohemi prej ihramëve?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Duke u liruar tërësisht .”

Arabisht

عَنِ عَبدِ الله ابْنِ عَبَّاسٍ رضى الله عنهما قَالَ: قَدِمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَصْحَابُهُ صَبِيحَةََ رَابِعَةٍ مِنْ ذِي الْحَجَّةِ مُهِلِّينَ بِالْحَجِّ، فَأَمَرَهُمْ أَنْ يَجْعَلُوهَا عُمْرَةً، فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَىُّ الْحِلِّ؟ قَالَ: "الْحِلُّ كُلُّهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/245