Umdetul Ahkam — Hadithi 247

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, në Haxhin Lamtumirës, i Dërguari i Allahut ﷺ u ndal, në mënyrë që ta pyesnin njerëzit. Një burrë i tha: - Pa u menduar, i kam rruar flokët para se të ther kurban. - “There, se s'ka gjë”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - Pa u menduar, e kam therur kurbanin para se t'i gjuaj guralecët, - i tha një tjetër. - “Gjuaji, se s'ka gjë.” Atë ditë, sa herë që Pejgamberi ﷺ pyetej për ndonjë veprim të bërë para ose pas radhës së vet, përgjigjej: “Bëje, se s'ka gjë.”

Arabisht

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو رضى الله عنهما: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَقَفَ فِي حَجَّةِ الْوَدَاعِ، فَجَعَلُوا يَسْأَلُونَهُ، فَقَالَ رَجُلٌ: لَمْ أَشْعُرْ، فَحَلَقْتُ قَبْلَ أَنْ أَذْبَحَ؟. قَالَ: "اذْبَحْ وَلاَ حَرَجَ". وَجَاءَ آخَرُ قَالَ: لَمْ أَشْعُرْ، فَنَحَرْتُ قَبْلَ أَنْ أَرْمِيَ؟ فَقَالَ: "ارْمِ وَلاَ حَرَجَ". فَمَا سُئِلَ يَوْمَئِذٍ عَنْ شَىْءٍ قُدِّمَ وَلاَ أُخِّرَ إِلاَّ قَالَ: "افْعَلْ وَلاَ حَرَجَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/247