Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shpesh më rridhte lëngu epshor (medhija), por, për shkak të raportit me të bijën e të Dërguarit ﷺ, kisha turp ta pyesja për këtë, andaj e porosita Mikdad ibn Esvedin ta pyeste. Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Vetëm e pastron organin gjenital dhe merr abdes.” Te Buhariu: “Pastroje organin gjenital dhe merr abdes.” Ndërkaq, te Muslimi: “Vetëm merr abdes dhe pastroje organin gjenital.”
عَنْ عَلِيِّ بْنِ أَبِي طَالِبِِ قَالَ: كُنْتُ رَجُلاً مَذَّاءً، فَاسْتَحْيَيْتُ أَنْ أَسْأَلَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ لِمَكَانِ ابْنَتِهِ مِنِّي، فَأَمَرْتُ الْمِقْدَادَ بْنَ الْأَسْوَدِ، فَسَأَلَهُ، فَقَالَ: " يَغْسِلُ ذَكَرَهُ وَيَتَوَضَّأُ". ولِلْبخاريِ: "اغْسِلْ ذَكَرَكَ وَتَوَضَّأْ". ولِمُسْلِمِِ: "تَوَضَّأْ وَانْضَحْ فَرْجَكَ".