Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkuam në haxh me Pejgamberin ﷺ. Ditën e Bajramit, pasi e kryem tavafin e haxhit, Safijës i erdhën menstruacionet. Pejgamberi ﷺ deshi t'i afrohej, ashtu siç i afrohet burri gruas, por unë i thashë se ajo është me menstruacione. - “Do të na vonojë (nga udhëtimi për në Medinë derisa ta kryej tavafin e haxhit) ?” - tha Pejgamberi ﷺ. - E ka kryer tavafin e haxhit ditën e Bajramit, - i thanë. - “Nisuni!” - tha ai.” Një tekst tjetër: Pejgamberi ﷺ tha: - “Sa fatkeqe! A e ka kryer tavafin ditën e Bajramit të Kurbanit?” - Po, - i thanë. - “Mund të vazhdosh rrugën”, - i tha Safijes.
عَنْ عَائِشَةَ رضى الله عنها قَالَتْ: حَجَجْنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ، فَأَفَضْنَا يَوْمَ النَّحْرِ، فَحَاضَتْ صَفِيَّةُ، فَأَرَادَ النَّبِيُّ ﷺ مِنْهَا مَا يُرِيدُ الرَّجُلُ مِنْ أَهْلِهِ. فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنَّهَا حَائِضٌ. قَالَ: "أَحَابِسَتُنَا هِيَ؟" قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَفَاضَتْ يَوْمَ النَّحْرِ. قَالَ: "اخْرُجُوا". و في لفظِِ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "عَقْرَى حَلْقَى، أَطَافَتْ يَوْمَ النَّحْرِ؟" قِيلَ: نَعَمْ. قَالَ: "فَانْفِرِي".