Umdetul Ahkam — Hadithi 254

Haxhi

Shqip

Ebu Katade Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ u nis për në haxh, iu bashkëngjitën edhe shokët e tij. Njërin grup të tyre, në mesin e të cilëve ishte edhe Ebu Katadja, e drejtoi duke i thënë: “Shkoni rrugës së bregdetit, derisa të takohemi.” Kështu, ata zgjodhën rrugën e bregdetit. Kur u nisën, të gjithë hynë në ihram, përveç Ebu Katades. Gjatë rrugës panë disa zebra, të cilave Ebu Katadja iu vërsul dhe theri një prej tyre. U ndalën për të ngrënë mishin e gjahut, ndërkohë thanë: “Si po hamë mish gjahu, kur jemi në ihram?!” Sakaq, e morën pjesën e mbetur të mishit të zebrës dhe, me të vajtur tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne hymë në ihram, përveç Ebu Katades, që nuk hyri. (Gjatë rrugës) pamë disa zebra, të cilave Ebu Katadja iu vërsul dhe theri një prej tyre.” U ndalëm dhe hëngrëm nga mishi i saj, pastaj thamë: “Si po hamë mish gjahu, kur jemi në ihram?!” Prandaj, e morëm pjesën e mbetur të mishit me vete. Ai tha: - “Vallë, mos ndokush prej jush e ka urdhëruar që ta gjuajë ose i ka bërë me shenjë drejt saj?” - Jo, - i thanë. - “Hajeni pjesën e mbetur të mishit pra”, - tha ai. Në një tansmetim qëndron: Pejgamberi ﷺ: “Ju ka mbetur gjë prej saj?” Po, - i thashë dhe ia dhashë pjesën që e kisha ruajtur, të cilën Pejgamberi ﷺ e hëngri të tërën.

Arabisht

عَنْ أَبِي قَتَادَةَ الأَنْصَارِيِّ رضى الله عنه: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ خَرَجَ حَاجًّا فَخَرَجُوا مَعَهُ، فَصَرَفَ طَائِفَةً مِنْهُمْ- فِيهِمْ أَبُو قَتَادَةَ - وَقَالَ: "خُذُوا سَاحِلَ الْبَحْرِ حَتَّى نَلْتَقِيَ". فَأَخَذُوا سَاحِلَ الْبَحْرِ. فَلَمَّا انْصَرَفُوا أَحْرَمُوا كُلُّهُمْ، إِلاَّ أَبَا قَتَادَةَ لَمْ يُحْرِمْ، فَبَيْنَمَا هُمْ يَسِيرُونَ إِذْ رَأَوْا حُمُرَ وَحْشٍ، فَحَمَلَ أَبُو قَتَادَةَ عَلَى الْحُمُرِ، فَعَقَرَ مِنْهَا أَتَانًا، فَنَزَلنَا وَأَكَلْنَا مِنْ لَحْمِهَا، ثُمَّ قُلْنَا: أَنَأْكُلُ لَحْمَ صَيْدٍ وَنَحْنُ مُحْرِمُونَ؟! فَحَمَلْنَا مَا بَقِيَ مِنْ لَحْمِهَا، فَأَدْرَكْنَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ، فَسَأَلْنَاهُ عَنْ ذَالِكَ؟ قَالَ: "هَلْ مِنْكُمْ أَحَدٌ أَمَرَهُ أَنْ يَحْمِلَ عَلَيْهَا، أَوْ أَشَارَ إِلَيْهَا؟" قَالُوا: لاَ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "فَكُلُوا مَا بَقِيَ مِنْ لَحْمِهَا". و في رواية فَقَالَ: "هَلْ مَعَكُمْ مِنْهُ شَىْءٌ؟" فَ قُلْتُ: نَعَمْ. فَنَاوَلْتُهُ الْعَضُدَ، فَأَكَلَهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/254