Umdetul Ahkam — Hadithi 257

Shitblerja · Transmetuesi: Hakim ibn Hizami

Shqip

Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dy palët tregtuese janë të lira të anulojnë kontratën shitblerëse përderisa nuk janë ndarë nga njëra-tjetra . Nëse tregohen të sinqertë dhe nuk fshehin asgjë nga njëri-tjetri, u begatohet tregtia. Por, nëse gënjejnë dhe i fshehin gjërat, u humbet begatia në tregtinë e tyre.”

Arabisht

عن حَكِيمِ بْنِ حِزَامٍ رضى الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "الْبَيِّعَانِ بِالْخِيَارِ مَا لَمْ يَتَفَرَّقَا - أَوْ قَالَ: حَتَّى يَتَفَرَّقَا - فَإِنْ صَدَقَا وَبَيَّنَا بُورِكَ لَهُمَا فِي بَيْعِهِمَا، وَإِنْ كَتَمَا وَكَذَبَا مُحِقَتْ بَرَكَةُ بَيْعِهِمَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/257