Umdetul Ahkam — Hadithi 27

Pastërtia · Transmetuesi: Umu Kajs bint Mihsani

Shqip

Umu Kajs bint Mihsani Esedija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se tek i Dërguari i Allahut ﷺ çoi një fëmijë të vetin, që ende nuk kishte filluar të hante ushqim. I Dërguari i Allahut ﷺ e uli në prehër, e foshnja i urinoi në rrobë. Kështu, Pejgamberi ﷺ kërkoi ujë dhe e spërkati rrobën me ujë, e nuk e lau.

Arabisht

عَنْ أُمِّ قَيْسٍ بِنْتِ مِحْصَنٍ الْأَسَدِيَّةِ، أَنَّهَا أَتَتْ بِابْنٍ لَهَا صَغِيرٍ لَمْ يَأْكُلِ الطَّعَامَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَأَجْلَسَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي حِجْرِهِ، فَبَالَ عَلَى ثَوْبِهِ، فَدَعَا بِمَاءٍ فَنَضَحَهُ عَلَى ثَوْبِهِ وَلَمْ يَغْسِلْهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/27