Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Berira erdhi tek unë dhe më tha: “Kam lidhur marrëveshje me pronarët e mi të më lirojnë me pagesë, për nëntë okë, çdo vit nga një okë, andaj më ndihmo.” - Nëse ata pranojnë që unë t'ua kryej pagesën, me kusht që merita e çrobërimit të më takojë mua, do ta bëj, - i thashë. Berira shkoi te pronarët e vet dhe u tregoi, por ata refuzuan. Kur u kthye, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte ulur, Berira më tha: “Ua propozova këtë gjë, por ata refuzuan, përveç nëse merita e çrobërimit u mbetet atyre.” Pejgamberi ﷺ e dëgjoi dhe Aishja ia tregoi rastin, e atëherë tha: “Blije dhe kushtëzojua atyre meritën e çrobërimit, sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.” Aishja e bleu, e më pas i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit ndër njerëz, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Ç'është puna e disa njerëzve që kushtëzojnë gjëra që nuk përkojnë me Librin e Allahut? Çdo kusht që nuk përkon me Librin e Allahut është i pavlefshëm, edhe në qofshin njëqind kushte. Dispozitat e Allahut janë më parësore që të respektohen dhe kushtet e Tij janë më parësore që të përmbushen. Merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.”
عَنْ عَائِشَةَ رضى الله عنها قَالَتْ: جَاءَتْنِي بَرِيرَةُ فَقَالَتْ: كَاتَبْتُ أَهْلِي عَلَى تِسْعِ أَوَاقٍ، فِي كُلِّ عَامٍ أُوقِيَّةٌ، فَأَعِينِينِي. فَقُلْتُ: إِنْ أَحَبَّ أَهْلُكِ أَنْ أَعُدَّهَا لَهُمْ، وَيَكُونَ وَلاَؤُكِ لِي فَعَلْتُ. فَذَهَبَتْ بَرِيرَةُ إِلَى أَهْلِهَا، فَقَالَتْ لَهُمْ، فَأَبَوْا عَلَيْهَا، فَجَاءَتْ مِنْ عِنْدِهِمْ وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ جَالِسٌ فَقَالَتْ: إِنِّي عَرَضْتُ ذَلِكَ عَلَيْهِمْ، فَأَبَوْا إِلاَّ أَنْ يَكُونَ لَهُمُ الْوَلاَءُ. فَأَخْبَرَتْ عَائِشَةُ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: "خُذِيهَا وَاشْتَرِطِي لَهُمُ الْوَلاَءَ، فَإِنَّمَا الْوَلاَءُ لِمَنْ أَعْتَقَ". فَفَعَلَتْ عَائِشَةُ. ثُمَّ قَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي النَّاسِ، فَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ ثُمَّ قَالَ: "أَمَّا بَعْدُ، مَا بَالُ رِجَالٍ يَشْتَرِطُونَ شُرُوطًا لَيْسَتْ فِي كِتَابِ اللَّهِ؟! مَا كَانَ مِنْ شَرْطٍ لَيْسَ فِي كِتَابِ اللَّهِ فَهُوَ بَاطِلٌ، وَإِنْ كَانَ مِائَةَ شَرْطٍ، قَضَاءُ اللَّهِ أَحَقُّ، وَشَرْطُ اللَّهِ أَوْثَقُ، وَإِنَّمَا الْوَلاَءُ لِمَنْ أَعْتَقَ".