Umdetul Ahkam — Hadithi 276

Shitblerja · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar që vendasi të shesë për jabanxhiun (duke iu bërë komisionar), si dhe të mos manipulohet çmimi i ankandit. Njeriu nuk bën t'i ndërhyjë në tregti vëllait të vet e as të kërkojë dorën e një vajze që vëllai i vet është duke e kërkuar. Gruaja të mos e kushtëzojë shkurorëzimin e shemrës (gruas së parë) për t'u martuar.

Arabisht

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضى الله عنه قَالَ: نَهَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ يَبِيعَ حَاضِرٌ لِبَادٍ، وَلاَ تَنَاجَشُوا، وَلاَ يَبِيعُ الرَّجُلُ عَلَى بَيْعِ أَخِيهِ، وَلاَ يَخْطُبُ عَلَى خِطْبَةِ أَخِيهِ، وَلاَ تَسْأَلُ الْمَرْأَةُ طَلاَقَ أُخْتِهَا لِتَكْفَأَ مَا فِي إِنَائِهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/276