Abdullah Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Omer ibn Hatabi kishte fituar një tokë në Hajber. Kështu, vajti te Pejgamberi ﷺ ta pyeste çfarë të bënte me të, duke i thënë: “O i Dërguari i Allahut! Kam fituar një tokë në Hajber. Asnjëherë nuk kam poseduar ndonjë pasuri më të çmuar se kjo, andaj çfarë po më urdhëron të bëj me të.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Nëse do, tokën lëre vakëf, ndërsa produktet e saj i jep sadaka.” Omeri veproi kështu: tokën e la vakëf, e cila as shitej, as dhurohej e as trashëgohej, ndërsa produktet e saj i jepte sadaka për fukarenjtë, të afërmit, lirimin e robërve, në rrugën e Allahut dhe për ndihmesë të udhëtarit dhe mysafirit. Nuk është mëkat për atë që e merr vakëfin nën përkujdesje ta shfrytëzojë për vete me mirësi dhe me të t'i ushqejë nevojtarët. Në një tekst tjetër qëndron: “(Ta ushqejë) atë që s'ka ndonjë pasuri të deponuar.”
عَنِ عَبدِ الله بْنِ عُمَرَ رضى الله عنهما قَالَ: أَصَابَ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ أَرْضًا بِخَيْبَرَ، فَأَتَى النَّبِيَّ ﷺ يَسْتَأْمِرُهُ فِيهَا فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنِّي أَصَبْتُ أَرْضًا بِخَيْبَرَ، لَمْ أُصِبْ مَالاً قَطُّ هُوَ أَنْفَسَ عِنْدِي مِنْهُ، فَمَا تَأْمُرُنِي بِهِ؟ قَالَ: "إِنْ شِئْتَ حَبَسْتَ أَصْلَهَا، وَتَصَدَّقْتَ بِهَا". قَالَ: فَتَصَدَّقَ بِهَا عُمَرُ، غَيرَ أَنَّهُ لاَ يُبَاعُ أَصْلُهَا، وَلاَ يُورَثُ، وَلَا يُوهَبُ. قَالَ: فَتَصَدَّقَ بِهَا عُمَرُ فِي الْفُقَرَاءِ، وَفِي الْقُرْبَى، وَفِي الرِّقَابِ، وَفِي سَبِيلِ اللَّهِ، وَابْنِ السَّبِيلِ، وَالضَّيْفِ، لاَ جُنَاحَ عَلَى مَنْ وَلِيَهَا أَنْ يَأْكُلَ مِنْهَا بِالْمَعْرُوفِ، أوْ يُطْعِمَ صَدِيقََا غَيْرَ مُتَمَوِّلٍ وَفِي لَفْظِِ: غَيْرَ مُتَأَثِّلٍ.