Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Babai im më dhuroi diçka nga pasuria e vet, por nëna ime, Amra bint Revaha, tha: “Nuk pranoj kështu pa dëshmuar edhe i Dërguari i Allahut ﷺ.” Andaj, babai im shkoi te Pejgamberi ﷺ që ta bëjë atë dëshmitar për dhuratën time, por i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: - “A ke vepruar njësoj edhe me fëmijët e tu të tjerë?” - Jo, - tha ai. - “Frikojuni Allahut dhe jini të drejtë ndaj fëmijëve tuaj!” - tha Pejgamberi ﷺ. Atëherë babai im u kthye dhe e rimori dhuratën që ma kishte dhënë. Në tekstin tjetër qëndron: “Mos më kërko të dëshmoj, sepse unë nuk dëshmoj për padrejtësi.” Në një tekstin tjetër qëndron: “Për këtë le të dëshmojë dikush tjetër!”
وَعَنِ النُّعْمَانَ بْنَ بَشِير قَالَ: تَصَدَّقَ عَلَيَّ أَبِي بِبَعْضِ مَالِهِ، فَقَالَتْ أُمِّي عَمْرَةُ بِنْتُ رَوَاحَةَ: لاَ أَرْضَى حَتَّى تُشْهِدَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ. فَانْطَلَقَ أَبِي إِِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ لِيُشهِدَهُ عَلَى صَدَقَتِي، فَقاَل لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَفَعلْتَ هذَا بِوَلَدِكَ كُلِّهم؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "اتَّقُوا اللَّهَ، وَاعْدِلُوا بَيْنَ أَوْلاَدِكُمْ". فَرَجَعَ أَبِي، فَرَدَّ تِلكَ الصَّدَقةَ. وفي لفظِِ قَالَ: "فَلاَ تُشْهِدْنِي إِذًا، فَإنِي لَا أَشْهَدُ عَلَى جَوْرٍ". وفي لفظِِ: "فَأَشْهِدْ على هَذَا غيري".